Prej ditësh, fansa të Britney Spears dhe njerëz të famshëm, janë të shqetësuar për jetën e saj, sa kanë nisur një fushatë të quajtur #FreeBritney, ku kërkojnë që të “çlirojnë” Britney-n nga barrierat e vendosura prej vitesh dhe ajo të ketë kontroll mbi jetën e saj, të fëmijëve, si edhe të financave. Nëpër komente, ndjekësit i kërkojnë që të postojë foto me fruta nëse ndihet në rrezik, ndërkohë që të tjerë thonë se do të luten për të.
View this post on Instagram
Këngëtarja postoi së fundmi një shigjetë që formon fjalën “pray” (lutem), drejtimi i së cilës është djathtas , pra drejt fotos së Britney-t, një mesazh që është deshifruar si “lutuni për mua” duke konfirmuar aludimet se jeta e saj është në rrezik. Për më tepër, vetë Britney thekson në mbishkrim se “ka një shtizë në foto” që në anglisht është “spear”. “E kapët?” pyet ajo.
Të tjerë ndjekës vënë në dukje se në fakt ka edhe një tjetër mesazh dhe i referohen (s)pear – dardhë, pikërisht një frut. Deri në këto momente, gjendja e Britney-n është ende e paqartë dhe nuk dihet me siguri se çfarë fshihet, por duhet thënë se i ati – nga i cili fansat po kërkojnë që ta “çlirojnë” – ka kontroll edhe mbi rrjetet sociale.