Flokët e gjatë (dhe jo vetëm) mund të bëhen të lodhshëm kur shoqërohen me vapën e tmerrshme të stinës. Zgjidhja më e mirë është t’i kapni, por ka shumë modele, për ta bërë këtë me stil dhe për t'u dukur rehat dhe bukur njëkohësisht.
#1
- Ky model quhet “The Underbraid”, ose “Gërsheti i poshtëm” dhe është gjëja më e thjeshtë për t'u bërë. Mjafton të stiloni pjesën e prapme të flokut me një ose dy gërsheta dhe më pas të kapni pjesën tjetër të flokëve. Do dukeni bukur dhe do t’ju marrë shumë pak kohë.
#2
- Bëni disa gërsheta të vegjël dhe të hollë në anë të flokëve dhe më pas kapni flokët bisht në lartësi mesatare. Bishti i shoqëruar me disa onde të lehta, do duket më pak casual dhe pak më shumë klasik.
#3
- Një model tjetër, edhe më i thjeshtë është të bëni një gërshet, pasi t’i keni kapur flokët bisht dhe më pas t’i hapni anët e gërshetit, për t’i dhënë efektin e fryrjes. Mund ta bëni për 4-5 minuta.
#4
- Dy gërsheta që nisin që në fillim të kokës dhe bashkohen në fund, për t’u mbledhur ose për t’i kapur bisht. Ky model do t’ju tregojë 16 vjeç, edhe nëse jeni 36.
#5
- “Twisty bun” është një tjetër model shumë i thjeshtë. Mjafton të bëni dy gërsheta dhe t'i kapni bashkë në formë rrethore. Ky model, duket më bukur dhe është më i lehtë për t'u realizuar, për flokë të hollë me gjatësi mesatare, jo shumë të gjatë.
#6
- Gërshetat klasikë pas koke, nëse doni të jeni rehat në çdo moment të ditës. Mjafton të keni dikë të gatshëm për t’jua realizuar.
Përdorni sa më shumë karficat e zeza për të zhdukur çdo flok të ri (baby hair) që mund t’ju bezdisë në fytyrë, por edhe këtë bëjeni me stil. Vendosini karficat në mënyrë të rregullt dhe simetrike, kështu ato do duken si pjesë e modelit tuaj të flokëve dhe jo sikur ju po përpiqeni të kapni dhe fijet më të holla të flokëve.