Anabel Dossier

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2020

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Një moment i fotografuar në Portland, SHBA – ku një grua e paidentifikuar doli e zhveshur përpara policëve që gjuanin me gaz lotsjellës protestuesit – bëri bujë në internet dhe për të disatën herë, u ndez diskutimi se çfarë kuptimi kanë protestat nudo?

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

postimin e @anabel_media në Instagram, dikush shkruan “Çfarë ka dashur të tregojë vallë” apo “Liri apo çmenduri?”. Nuk është hera e parë që lakuriqësia përdorët si taktikë gjatë një proteste me qëllim që të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut për një kauzë të caktuar. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për protesta që kanë një çështje të caktuar, që nuk ka të bëjë me aktivizmin për të promovuar lakuriqësinë në publik apo perceptimet e komunitetit për trupin e zhveshur, pasi ky është tjetër diskutim.

Për t’u kthyer te lakuriqësia si formë proteste, shkojmë aty rreth shekullit XI. Gojëdhënat thonë se Lady Godiva, kontesha e Mercia-s, një fisnike anglo-saksone që mendohet se ndërroi jetë midis viteve 1066-1086, ishte ndër të tjera një mbrojtëse e madhe e kishave dhe manastireve. Sipas kronikave të vjetra, Godiva kalëroi e zhveshur në rrugët e Coventry-t, qytet në Angli, e mbuluar vetëm me flokët e saj, për të protestuar kundër taksave shtypëse të vendosura nga bashkëshorti i saj, Leofric.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Protestat nudo ishin diçka e zakonshme në fillim të shekullit XX. Asokohe, në Kanada, nisi lëvizja Freedomite (1902) në Saskatchewan dhe më vonë në Kootenay dhe rrethet kufitare të Kolumbisë Britanike (provincë në Kanada), kur disa pjesëtarë vendosën të ndaheshin nga komuniteti rus Doukhobors. Të njohur me emrin Freedomites, ata u ndanë nga Doukhobors në 1902 dhe kundërshtuan pronësimin e tokës, shkollat publike dhe përdorimin e kafshëve si mjete pune dhe njiheshin për protesta nudo, të cilat më vonë derivuan në protesta me djegie dhe bombardime.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Protestat të ngjashme janë përdorur për shumë kauza. Përmendim këtu aktivistët e të drejtave të kafshëve. Për shembull, grupi i njohur si Lettuce Ladies – gra të veshura me bikini të krijuara me sallatë jeshile, kanë shpërndarë më parë fletushka dhe postera për rëndësinë e të qenurit vegan.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Një tjetër paradë e rëndësishme zhvillohet tërësisht ose pjesërisht nudo. Bëhet fjalë për The Running of the Nudes, paradë që zhvillohet në Pamplona, Spanjë dhe ndodh dy ditë para Running of the Bulls, festivali i përvitshëm i ndeshjes së demave. Parada daton që prej vitit 2002 dhe është mbështetur nga PETA – organizata amerikane për të drejtat e kafshëve. PETA kundërshton ndeshjet e demave duke thënë se është një ngjarje mizore. Gjatë paradës, njerëzit maskohen si dema dhe protestojnë rrugëve të qytetit.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Për të drejtat e kafshëve, emra të rëndësishëm kanë ndërmarrë fushata të ngjashme, si Naomi Campbell që postoi këtë foto ku shkruhet “më mirë lakuriq sesa të veshim lëkurë kafshe”.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

“Brexit e lë Britaninë të zhveshur,” shkroi në bark akademikja e Cambridge-it, Victoria Bateman në vitin 2016 duke dalë kundër vendimit të referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Përgjatë viteve 2012 dhe 2015, gra në rajonin Amuru në Ugandë protestuan dy herë të zhveshura për të ngritur zërin për humbjen e tokës që përdornin për bujqësi, duke qenë se qeveria tentoi ta blinte.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Grupe të njohura me emra si Brests Not Bombs apo World Naked Bike Ride kanë protestuar kundër luftës në vende si Iraku dhe jo vetëm. World Naked Bike Ride proteston nudo me qëllim promovimin e dashurisë ndaj turpit dhe pranimin e diversitetit.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Lakuriqësia është përdorur edhe për dhunën ndaj grave. Në qershor të vitit 2017, më shumë se 100 gra u zhveshën lakuriq para pallatit të presidentit, Casa Rosada, në Buenos Aires, Argjentinë, për të protestuar kundër dhunës ndaj grave.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Po kështu, FEMEN, një grup feminist, kërkon të mbrojë të drejtat e grave dhe organizon protesta topless kundër përdorimit të figurës së grave si objekte seksi, proteston kundër insitucioneve fetare, homofobisë dhe temave të tjera sociale.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Në një tjetër rast, më 8 shkurt 2017, artisti Rick Gibson u nis lakuriq para gjykatave në Vancouver në mes të dimrit për të protestuar kundër ndalimit të Kanadasë për inxhinierinë gjenetike të gjenomit njerëzor, e cila ndryshon përbërjen gjenetike të një organizmi. Ai eci lakuriq në qendër të qytetit për 11 minuta dhe 45.75 sekonda në një shi të butë dhe në një ditë me temperaturë 7 gradë Celsius etj.

Kur lakuriqësia nuk është çmenduri

Të tilla lëvizje dhe ngjarje e kanë distancuar veten nga grupimet apo fushatat nudiste, si APNEL – grupim francez që mbron të drejtat e nudistëve (persona që preferojnë jetën pa rroba, ku dhe kurdo që është e mundur), Wald FKK – lëvizje gjermane për liberalizimin e lakuriqësisë publike, Naktiv.net – site i përgjithshëm për aktivitete nudiste.

Kur vjen puna te mënyra si perceptohet nga publiku i gjerë, duket se ka një ndarje në dy palë. Në njërën anë qëndrojnë njerëzit të cilët mendojnë se përdorimi i lakuriqësisë nuk është e nevojshme dhe mund të jetë e papërshtatshme sepse mund të shihet nga fëmijët, ndërkohë që nga ana tjetër qëndrojnë ata të cilët janë të mendimit se është një formë legjitime për të shprehur veten, për të tërhequr vëmendjen për kauza të rëndësishme dhe në fund të ditës, mbetet formë e lirisë së shprehjes.