Celebrity

Kanye West shpërthen ndaj Kris Jenner: ‘Kim-it nuk do t'i duhet të shesë video seksi të North-it'

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2020

Kanye West shpërthen ndaj Kris Jenner: ‘Kim-it nuk do t'i duhet

Kanye West shpërtheu kundër familjes së tij në atë që burime të brendshme të klanit Kardashian-Jenner e cilësojnë si një episod të madh bipolar. Në një seri postimesh në Twitter, Kanye thotë se Kim po përpiqet ta mbyllë në një spital psikiatrik dhe e krahason jetën e tij me filmin “Get Out”.

Shën.red. Në “Get Out”, Chris, një burrë afrikano-amerikan, vendos të kalojë një fundjavë me prindërit e të dashurës së tij. Edhe pse i duken normalë në fillim, Chris s’është i përgatitur për horroret që e presin.

Në Twitter, reperi thotë se Kim po përpiqet ta mbyllë në një spital psikiatrik, 24 orë pas fushatës së tij të çuditshme në Karolinën e Jugut. “Kim po përpiqej të udhëtonte drejt Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin ‘Get Out’ vetëm se unë qava kur tregova si shpëtuam vajzën tonë,” shkroi ai.

West gjithashtu foli edhe për vjehrrën, Kris Jenner ku postoi edhe një screenshot të bisedës ku i kërkonte që të mos e injoronte. Ndër të tjera, përmendi edhe disa zgjedhje të karrierës së Kim – si për shembull pozimi për Playboy – duke nënkuptuar se pas vendimeve të tilla qëndron Kris.

Në një tjetër postim, ai shkruan se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it [Kim Kardashian] të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”, duke nënkuptuar edhe këtu se pas publikimit të videos së famshme, qëndron vendimi i Kris Jenner.

Shën.red. Kanye duket se i referohet videos së famshme të seksit, të cilën Kim e filmoi në vitin 2003 me ish-të dashurin Ray J. Videoja u bë publike në vitin 2007 dhe shërbeu si katapultë drejt famës. Ndonëse familja e ka mohuar vetë-publikimin, nuk janë të paktë njerëzit që janë të mendimit se videoja është publikuar nga Kris Jenner.

Kanye shkroi: “E vendosa jetën time në duart e Zotit që nënës së North-it të mos i duhej ta fotografonte [të bijën] për Playboy. Jam në fermë...eja dhe më merrni.”

Duket se Kanye nuk është dakord me faktin që familja e tij jeton në Los Angeles dhe jo Wyoming. “E dua gruan time. Familja ime duhet të jetë pranë meje. S’ka lidhje më me E apo NBC.”

Në një tjetër postim, Kanye shpërtheu edhe ndaj kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour, duke e akuzuar se kur i tha për koleksionin e tij YZY GAP, ajo e pa si të ishte i çmendur, ndërsa më pas “i lëpiu prapanicën”.

TMZ raporton se burime të brendshme të familjes thonë se Kanye është në mesin e një episodi serioz bipolariteti dhe duhet të marrë ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor, gjë për të cilën familja këmbëngul, por në fund të ditës, vendimi i përket atij.