Kinema & TV

Rikthehet 'La Casa de Papel'

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2020

Rikthehet 'La Casa de Papel'

La Casa de Papel (Money Heist), seriali spanjoll që u shfaq për herë të parë në 2017-ën, arriti të fitojë vëmendjen e Netflix dhe miliona shikuesve kudo nëpër botë. Pas përfundimit të sezonit të 4, u përfol se sezoni i radhës do të vinte shumë më vonë, për shkak të situatës së pandemisë. Gjatë kohës kur situata dukej edhe më kaotike, në shumë media u përfol se dhe aktorja Itziar Ituno (inspektorja Raquel) ishte e infektuar me Covid. Sidoqoftë, duket se grupi ia doli t’i bëjë ballë gjithë sfidave.

Prej 3 ditësh, Vancouver Media paralajmëroi disi rikthimin e kastit në xhirime, përmes disa postimeve të bëra në rrjete sociale, por asgjë nuk ishte konkrete. Ndërkohë, ditën e sotme, personazhi kryesor i serialit, Sergio (Profesori), që luhet nga aktori Alvaro Morte, njofton përmes një postimi në Instagram se: "Profesori u kthye” dhe fotoja duket se është bërë në një nga skenat e xhirimeve të serialit. 

Rikthehet 'La Casa de Papel'

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte) on

Ky lajm na tregon se sezoni i ri po vjen shumë më shpejt seç e mendonim. Na mbetet vetëm të presim...me shpresën se do të jetë përmirësuar disi nga hera e fundit.

Rikthehet 'La Casa de Papel'