Kanye West, vendosi të fshijë gjithë postimet shokuese që bëri pak orë më parë rreth gruas dhe vjehrrës së tij. Reperi tha se Kim po përpiqej ta mbyllte atë në spital, ndërsa për Kris Jenner u shpreh duke thënë se ai po përpiqet shumë që "Kim-it të mos i duhet që të shesë videon e seksit të North".
Pa kaluar ende një ditë, Kanye i fshin të gjitha! Në fillim të këtij muaji, West deklaroi se do të kandidojë si president i USA-s, ndërsa më pas u tha se hoqi dorë.
Sjellje e kohëve të fundit, ka shqetësuar fansat e tij, të cilët e dinë mirë që reperi vuan nga bipolariteti dhe sipas TMZ-së, ai është në mesin e një episodi serioz bipolariteti dhe duhet të marrë ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor.
Çrregullimi bipolar është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura manie (dhe/ose hipomanie) dhe depresioni. Shkaku është i panjohur, por me shumë mundësi ndikojnë faktorët gjenetikë, biologjikë dhe mjedisorë.
Shënim: Për më shumë rreth llojeve të bipolaritetit dhe karakteristikave të secilës, lexoni këtu.