Celebrity

Gjendja shqetësuese e Kanye West: Kim Kardashian thyen heshtjen për herë të parë

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2020

Gjendja shqetësuese e Kanye West: Kim Kardashian thyen heshtjen për

Pas shqetësimit të fansave për shëndetin mendor të Kanye West, referuar postimeve të tij të çuditshme në Twitter, Kim Kardashian reagoi për herë të parë, përmes një deklarate në Instagram.

“Siç shumë prej jush e dinë, Kanye ka çrregullimin bipolar. Çdokush që ka një çrregullim të tillë ose ka një person të afërt bipolar e kupton sa i komplikuar është për t’u kuptuar. Nuk kam folur kurrë publikisht për mënyrën sesi [ky çrregullim] ka ndikuar te ne në shtëpi sepse jam shumë e kujdesshme ndaj fëmijëve dhe të drejtës së Kanye-s për privatësi kur vjen puna te shëndeti i tij. Por sot, ndiej se duhet të flas për shkak të stigmës dhe keqinformimit për shëndetin mendor.” – shkruan Kim.

Në vijim, ajo thekson se ka rëndësi që vetë Kanye të përfshihet në trajtimin e çrregullimit, në të kundërt është e vështirë, sado fort të përpiqet familja.

“Ata që i kuptojnë sëmundjet mendore ose sjelljet e pandreqshme e dinë se familja është e pafuqishme në rast se individi i prekur nuk është fëmijë. Njerëzit që janë të pandërgjegjësuar në lidhje me këtë eksperiencë mund të bëhen paragjykues dhe të mos e kuptojnë që duhet që vetë individi të bëhet pjesë e procesit të përmirësimit të gjendjes, sepse nuk ka rëndësi sa shumë përpiqet familja ose miqtë.”

Kim shton se Kanye është përballur me një seri situatash të vështira, të cilat mund t’i kenë vështirësuar gjendjen mendore.

“E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse është një figurë publike dhe veprimet dhe mendimet e tij mund të shkaktojnë debat. Ai është i jashtëzakonshëm, por në të njëjtën kohë një njeri i komplikuar, i cili në kulmin e presionit për të qenë një artist dhe njeri me ngjyrë, i cili përjetoi humbjen e dhimshme të nënës, i duhet të përballet me presionin e izolimit, që është përkeqësuar për shkak të çrregullimit bipolar. Ata që e njohin Kanye-n e dinë çfarë zemre ka dhe e kuptojnë që fjalët e tij ndonjëherë nuk lidhen me qëllimin në vetvete. Të jetuarit me çrregullimin bipolar nuk i zhvlerëson ose zvogëlon ëndrrat dhe idetë e tij kreative dhe s’ka rëndësi sa të mëdha ose të paarritshme mund të duken për disa njerëz. Kjo është pjesë e të qenurit gjeni dhe ne jemi të gjithë dëshmitarë se disa nga ëndrrat e tij më të mëdha janë bërë realitet.”

Në fund, ajo kërkon nga media dhe publiku mirëkuptim në këtë moment delikat.

“Ne si shoqëri flasim për ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor, por duhet të inkurajojmë edhe individët që përballen me to, të cilët kanë më shumë nevojë. Kërkoj sinqerisht që media dhe publiku të na japë dhembshurinë dhe empatinë që na nevojitet për t’ja dalë mbanë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim për gjendjen e Kanye-s dhe që na kanë kuptuar.

Me shumë dashuri dhe mirënjohje,

Kim Kardashian West.”