Lëkura

Si t’i minimizojmë poret

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2020

Si t’i minimizojmë poret

Poret janë vrima të vogla në lëkurën e një personi. Nëse keni pore të mëdha, mund të mos e ndryshoni dot kurrë këtë fakt, por mund t’i minimizoni ato duke i mbajtur gjithnjë të pastra dhe jo të bllokuara.

Pse zmadhohen poret?

Sipas një studimi të 2016-ës, shkaqet kryesore të poreve të zmadhura janë:

- Sebumi i tepërt: Kjo ndodh kur gjëndrat dhjamore të një personi prodhojnë shumë vaj dhe lëkura e tyre është e yndyrshme.

- Ulje e elasticitetit rreth poreve: Kjo ndodh ku lëkura fillon të humbasë elasticitetin.

- Rritje e volumit të gjëndrave të flokëve: Kjo ndodh kur poret në fund të gjëndrave të flokëve bllokohen.

Kur yndyra/vaji grumbullohet në pore dhe kombinohet me papastërtitë, poret mund të bllokohen. Nëse ato vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara, në fytyrë fillojnë të dalin puçrra. Të kesh pore të mëdha nuk është një shqetësim shëndetësor dermatologjik, është vetëm çështje estetike, prandaj ato duhen normalizuar dhe trajtuar si të tilla.

Dermatologët sugjerojnë këto mënyra për t’i minimizuar poret:

- Zgjedhja e produkteve me bazë uji

Nëse keni fytyrë të yndyrshme, që është zakonisht lëkura me më shumë pore, ju duhet të përdorni produkte me bazë uji. Përdorimi i produkteve me të tilla, shmang vajin e tepërt tek poret. Shmangni produktet me përmbajtje vajore, pasi mund të shtojnë yndyrën në lëkurën tuaj, duke bërë që poret të duken më të mëdha.

- Zgjedhja e larësve me bazë xheli

Një pastrues me bazë xheli ndihmon në largimin e yndyrës së tepërt nga poret, duke zvogëluar pamjen e tyre. Ndërkohë, një lloj tjetër larësi mund të sjellë efektin e kundërt.

- Eksfolimi

Eksfolimi i lëkurës 1-2 herë në javë është i nevojshëm për largminin e thellë të papastërtive, sidomos nëse keni qenë në ambiente të hapura për një kohë të gjatë. Eksfolimi largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajin e tepërt. Përdoni një eksfoliues me acid salicilik për efekt edhe më të mirë. Bëni kujdes mos ta aplikoni më shumë se dy herë në javë pasi edhe tharja e lëkurës më shumë seç duhet nuk është e shëndetshme.

- Maskat me argjilë

Aplikimi i një maske të tillë 1-2 herë në javë bën që poret mos të bllokohen lehtë. Alternoni ditët dhe mos eksfolioni lëkurën në të njëjtën ditë me maskën e argjilës, pasi ky bombardim i lëkurës me “mjekim”, mund t’ju sjellë acarim të saj.

- Hidratimi 

Ideja e hidratimit të një lëkure të yndyrshme, mund të duket e bezdisshme, por në fakt ndihmon në zvogëlimin e poreve, hidraton dhe zbut lëkurën. Hidratimi i rregullt parandalon bllokimin e poreve me yndyrë.

- Pastrimi i makeup-it në mbrëmje

Fjetja me produkte kozmetike në lëkurë është një nga arsyet kryesore të bllokimit të poreve. Kjo për shkak se tualetet, vaji dhe bakteret “bashkohen” në lëkurë dhe e bllokojnë atë më lehtësisht.

- SPF

Është thelbësore të kujdeseni për lëkurën në diell. Nëse lëkura ju digjet nga dielli, ajo do thahet dhe kjo do e përkeqësojë situatën me poret. Përdoreni çdo ditë dhe qëndroni në hije, kur dielli është shumë i fortë.

Burimi: Medical News Today