Celebrity

Dasma mbretërore: Fustani i princeshës u vendos në minutën e fundit

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2020

Dasma mbretërore: Fustani i princeshës u vendos në minutën e

Princesha Beatrice, vajza e princit Endrew, dukës së York-ut dhe Sarah-s, dukeshës së York-ut, nuk pati një ceremoni dasme tipike mbretërore për shkak të koronavirusit, megjithatë paraqitja e saj tërhoqi jo pak vëmendjen e medias. Pas publikimit të fotove, të gjithë vunë re se fustani i ceremonisë ishte një fustan vintage i mbretëreshës Elizabeth II.

Dasma mbretërore: Fustani i princeshës u vendos në minutën e

Ditë më parë, u tha se Beatrice i mori hua fustanin gjyshes së saj, mirëpo së fundmi u zbulua se bëhej fjalë për një zgjedhje në moment të fundit. Sipas People, Beatrice kishte planifikuar një tjetër fustan, për ndërroi mendje në moment të fundit dhe kërkoi fustanin që mbretëresha veshi në premierën e “Lawrence of Arabia” në Londër, 1962.

Dasma mbretërore: Fustani i princeshës u vendos në minutën e

Fustani, i krijuar nga dizajneri britanik Norman Hartnell, i punuar me diamante, u rimodelua dhe u përshtat nga Angela Kelly, dizajnerja dhe rrobaqepësja historike e mbretëreshës, dhe stilisti Stewart Parvin. Vihet re se në fustanin e Beatrice-s është shtuar një copë sateni në fund, që i jep më shumë fruda fustanit në pjesën e poshtme.

Dasma mbretërore: Fustani i princeshës u vendos në minutën e

Beatrice mbante vënë në kokë diademën që vetë mbretëresha vendosi në ditën e dasmës me princin Philip.