Celebrity

Vëllai i Britney Spears flet për fushatën #FreeBritney: ‘Është irrituese’

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2020

Vëllai i Britney Spears flet për fushatën #FreeBritney:

Vëllai i Britney Spears, producenti Bryan Spears, iu drejtua fansave të këngëtares dhe nismës së tyre #FreeBritney, përmes së cilës kërkojnë që Britney të mos ketë më një kujdestar ligjor. Në podcastin “As Not Seen on TV” (via E! News), Bryan tha se është “irrituese” për familjen që të dëgjojë që fansat janë të zemëruar për çeshjen e kujdestarisë ligjore, pasi askush nuk e di se çfarë ndodh në prapaskenë.

“Është irrituese. Edhe nëse dikush vjen në paqe ose vjen me një tjetër qëndrim dhe të thotë vazhdimisht që duhet të bësh diçka, është irrituese,” tha ai.

Bryan u shpreh se Britney “ka dashur gjithmonë të mos jetë nën mbikqyrjen e një kujdestari ligjor”, por ishte një vendim që familja e mori së bashku. Babai i Britney-t, Jamie Spears, shërbeu si kujdestar i saj ligjor deri në vitin 2019. Sipas E! News, përkohësisht po shërben në këtë rol Jodi Montgomery, anëtare e ekipit të këngëtares.

“Deri-diku jemi të bashkuar, por jo të gjithë ramë dakord me vendimin. Të gjithë kishim mendimin tonë. Por në fund të fundit, mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur.” – tha Bryan.

Vëllai i Britney Spears flet për fushatën #FreeBritney:

Gjykata do të vlerësojë çështjen e kujdestarisë dhe Bryan thotë se familja “shpreson për më të mirën”. Po kështu, e motra e Britney-t, Jamie Lynn Spears foli publikisht për shëndetin mendor të saj duke theksuar se askush nuk ka të drejtën të tallet ose të flasë për shëndetin e dikujt.

Vëllai i Britney Spears flet për fushatën #FreeBritney:

Spears u vu nën kontrollin e kujdestarëve ligjorë në vitin 2008 pas problemeve me shëndetin mendor. Babai i saj mori të gjithë të drejtën për të menaxhuar çështjet financiare dhe jetën e përditshme të këngëtares. Që prej vitit 2019, kujdestarja e saj ligjore është Jodi Montgomery. Sipas Forbes, për çdo vit shërbimi, ata kanë tërhequr 1.1 milion dollarë.

Një kujdestar ligjor caktohet zakonisht për njerëzit që janë të paaftë të marrin vendime vetë, kanë çrregullime mendore ose janë në moshë të madhe. Pavarësisht problemeve me shëndetin mendor në 2008, gjatë këtyre 12 viteve në kujdestari, Britney Spears ka publikuar katër albume, ka grumbulluar 140 milionë dollarë nga performancat në Las Vegas Residency, ka nxjerrë në treg produkte për modën dhe parfume si edhe ka shërbyer si anëtare jurie në X Factor.

Vëllai i Britney Spears flet për fushatën #FreeBritney:

Ndërkohë, referuar të qenurit nën kujdestari, Spears nuk mund të drejtojë makinën, të votojë, të martohet, të ketë fëmijë, të takojë fëmijët, të shpenzojë të ardhurat e saj ose të flasë publikisht pa miratimin e kujdestarit ligjor. Fansat janë të mendimit se Britney po keqtrajtohet nga njerëzit që e rrethojnë.