Flokët

Për këto kaçurrela ju duhet thjesht një bluzë e zakonshme

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2020

Për këto kaçurrela ju duhet thjesht një bluzë e

Falë TikTok apo Youtube, kemi gjithnjë e më shumë teknika të ndryshme për stilimin e flokëve. Një mënyrë e thjeshtë për të pasur kaçurrela natyrale është përdorimi i një bluzeje me mëngë të shkurtra.

Për këto kaçurrela ju duhet thjesht një bluzë e

Gjithë çfarë duhet të bëni është që pas dushit, në momentin kur flokët janë ende të lagur, t’i mblidhni me një bluzë. Paraprakisht këshillohet që të prekni majat e flokëve dhe të tentoni t’i bëni me onde duke përdorur duart. Për një efekt më të mirë, mund të përdorni pak llak ose xhel si edhe produktet e rutinës suaj të kujdesit të flokëve.

Për këto kaçurrela ju duhet thjesht një bluzë e

Nëse dëshironi onde më të valëzuara, mbajini flokët lidhur me bluzë gjatë gjithë natës. Për një shpjegim të gjithë procesit hap pas hapi, ndiqni videot: