Startup-i misterioz i Elon Musk, “Neuralink” është duke funksionuar në një ndërfaqe tru-kompjuter, e cila ju lejon përdoruesve të transmetojnë muzikë direkt në trurin e tyre. Musk, i cili zotëron SpaceX dhe Tesla, ka vendosur të zbulojë disa informacione të rëndësishme në Twitter, ndërsa detaje të tjera do të publikohen më 28 gusht.
Krahas faktit që njerëzit do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë drejtpërdrejt nga çipi, Musk tha gjithashtu:
“Neuralink, mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve hormonale dhe t’i përdorë ato në avantazhin tonë, si p.sh: përmirësim aftësish dhe arsyetimi, lehtësim i ankthit etj.
Neuralink, është themeluar që në vitin 2016, por deri më sot ka patur vetëm një prezantim të madh publik për mënyrën e funksionimit të teknologjisë. Në 2019-ën, Elon Musk shprehet:
“Firma po punon me një pajisje që është e ngjashme me një makinë qepëse dhe do të sigurojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis një kompjuteri dhe një çipi të vendosur në tru. Teknologjia mund të përdoret së pari për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga sëmundje të trurit si Parkinson, por qëllimi thelbësor i Neuralink është t’i lejojë njerëzit të konkurrojnë me inteligjencën artificiale të avancuar.”
Sipas Musk, procesi i pajisjes me çip do të jetë i ngjashëm me procedurën e kirurgjisë së syrit me lazer. Një pjesë e këtij procesi do të përfshije një robot neurokirurgjik, i cili do të përshtasë fijet fleksibël në tru me një çip të vogël kompjuterik.
Aktualisht, në faqen zyrtare të Neuralink, por edhe në atë të Musk ka disa njoftime pune lidhur me inxhinierët mekanikë, inxhinierë softuerësh robotikë etj.
Pak kohë më parë, Musk la të kuptohet se çipi i Neuralink do të jetë në gjendje të kurojë depresionin, autizmin dhe varësitë e ndryshme duke “ritrajnuar” pjesë të trurit përgjegjëse për këto probleme.
Çipi është provuar mbi disa kafshë, ndërsa këtë vit planifikohet të provohet edhe tek njerëzit, por nuk ka ende detaje publike.
Burimi: The Independent