Anëtarët e Kongresit, Alexandria Ocasio-Cortez/ AOC (New York) dhe Ted Yoho (Florida) kanë patur një përplasje në një nga mbledhjet e Kongresit. Sipas, reporterit së The Hill, historia qëndron kështu:
Në një proces votimi, Yoho sapo kishte votuar dhe ndërsa AOC po votonte, republikani nga Florida vendosi të konfrontohej me të. Yoho i tha Alexandrës se komentet e saj të fundit mbi varfërinë dhe policinë ishin të neveritshme dhe e quajti atë “të çmendur”. AOC u përgjigj se Yoho ishte “i pasjellshëm” dhe teksa ai po largohej, e quajti atë “a f**king bitch”.
Yoho, tha ditën e mërkurë se fjalët poshtëruese që qarkullonin në shtyp, nuk i janë thënë kurrë kolegëve të tij dhe kërkoi falje qëAlexandria e kishte dëgjuar në atë mënyrë. Më shumë se njdesë, fjalimi dukej se ishte ironik. Ndërkohë, ditën tjetër ai shprehet kështu: “Refuzoj të kërkoj falje për diçka që nuk e kam thënë. . .”
Sidoqoftë, kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje midis dy personave për ato që u thanë në një bisedë private. Gazetari i The Hill, është dëshmitari, i cili thotë pikërisht të njëjtën “histori” me Cortez. Pra, dy njerëz nuk mund t’i kenë dëgjuar gabim fjalët në të njëjtën kohë.
Pas reagimit të tij të dytë, Cortez ka vendosur të mbajë një fjalim drejtuar gjithë problematikës:
“Rreth dy ditë më parë, po ngjitesha drejt shkallëve të “The Capitol”, kur përfaqësuesi Yoho, shoqëruar nga Roger Willimams, papritur kthehet nga unë dhe më drejton gishtin, duke më quajtur të çmendur, të shpifur dhe të rrezikshme. . . “
Ajo vazhdon:
“Në një mënyrë a një tjetër, të gjithave na është dashur të përballemi me këtë. Dua të qartësoj se komentet e tij nuk ishin lënduese për mua sepse unë kam bërë punë të rëndomta, kam qenë kamariere, kam marrë autobusin, kam ecur në këmbë rrugëve të qytetit të New York-ut dhe kjo lloj gjuhe nuk është diçka e re. Kjo nuk është diçka e re dhe ky është problemi. Zoti Yoho nuk ishte vetëm, ai i ishte i shoqëruar nga Roger Williams dhe këtu kuptohet se ky problem nuk është thjesht një incident, është problem kulturor. Është një ngërç i kulturës së dhunës dhe gjuhës dhunuese. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Vitin e kaluar, presidenti i SHBA-së, më tha të shkoja në shtëpi, duke nënkuptuar se nuk i përkas këtij vendi."
Cortez, përmend edhe viktimizimin e Yoho-s duke përdorur familjen e tij:
"Pas fjalëve të zotit Yoho, për një moment mendova se ishte vetëm një ditë e keqe në punë, se do të merrja çantën e do të largohesha, por sot ai fillon të flasë dhe përpiqet të justifikojë sjelljen e tij dhe këtë nuk mund ta toleroj. Nuk mund të lejoj që mbesat e mia, viktimat e tjera të dhunës verbale ose jo, të shohin sesi një sjellje e tillë e kongresmenit, pranohet nga të gjithë dhe Kongresi rri në heshtje. Prandaj jam këtu sot. Nuk kam nevojë që përfaqësuesi Yoho të më kërkojë falje. Qartazi, ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Diçka që s’e kam kuptuar kurrë është përdorimi i bashkëshorteve dhe vajzave si mburoja dhe justifikime për një sjellje të keqe. Në fjalimin e tij, Zoti Yoho përmend se ka një grua dhe dy vajza. Unë jam dy vite më e rë se vajza më e vogël e tij. Edhe unë jam vajza e dikujt. Babai im, fatmirësisht, nuk është gjallë për të parë se si Yoho e trajtoi vajzën e tij. Jam këtu sepse duhet t’i tregoj prindërve të mi, se jam vajza e tyre dhe ata nuk më rritën për të pranuar abuzim të çdo lloji nga një burrë. “
Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga CNN.