Showbiz dhe TV

Renis Gjoka për ndalimin e jetës së natës: ‘Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë’

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2020

Renis Gjoka për ndalimin e jetës së natës: ‘Shumë

Reni Gjoka u shpreh se po gjejnë mundësi të tjera për të performuar, pas vendimit të qeverisë që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në një lidhje Skype për News24, Gjoka tha se po mendohen performancat në orarin e drekës, pasi “kundër ligjit nuk dalin dot”.

“Të gjithë e shohim shumë mirë çfarë ndodh në autobusë, zyra shteti. Jemi artistë, jemi koshientë që këtu ka një problem shumë të madh. Virusi është nëpërkëmbë, nuk jemi kundër masave. Lërkojmë që aktiviteti të vijojë brenda marrjes së masave. Mesa di unë, hiq 2-3 raste, të gjithë kanë qenë kundrejt masave nga qeveria. Nuk arrij ta shpjegoj pse ky akt normativ. Kur u mbyll Shqipëria nuk kishte pakënaqësi kaq të madhe, sepse u mbyllën të gjithë. Halli ishte si do rimbursohemi etj. Saradelet që përmend kryeministri janë në autobusë dhe nuk janë fare në lokale. Inspektorët ndaj janë, të dalin në terren të shohin po merren apo jo masat. Nuk mund të mbyllen të gjithë për 2-3 lokale që nuk zbatojnë masat.” – u shpreh (via Balkanweb) këngëtari.

Në vijim të intervistës, Renisi shtoi se “është koshient për situatën”, por “nuk është ky rasti”.

“Unë jam koshient, nuk jemi injorant. E dimë mirë, jetojmë me situatën. Po nuk është ky rasti, sepse kur u bë mbyllja e madhe nuk doli ndonjë artist kundër. Tani shtohen rastet, hapet transporti publik.”

Gjoka tha se “humbjet janë të pallogaritshme”. “Nuk është vetëm halli i verës. Ne nuk na lejohet të këndojmë në ambiente të hapura. Teorikisht jemi të mbyllur deri në majin tjetër,” shtoi ai.

“Po nuk është ky problemi. Le të rrimë edhe pa mundësi financiare, do e përballojnë, por nuk ka sens, nuk funksionon kështu. Çfarë kuptimi ka mbyllja në orën 20:00? Nuk mendojmë t’i bëjmë bisht ligjit, por po gjejmë hapësirë të punojmë dhe të respektojmë ligjin. Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë.”

Këngëtari theksoi se do të respektojnë masat.

“Ne do luajmë duke respektuar masat. Nuk jemi idiotë të kemi infektime e të bëhemi ne shkak. Nga 1 qershori deri në ditën e aktit normativ, kemi qenë brenda masave. Një dele e zezë brenda tufës nuk mund të penalizojë të tjerët.”