Artistja 24-vjeçare, e cila u bë virale në TikTok, por jo vetëm, me këngët e saj “Say So” dhe “Boss Bitch”, tha në një program mëngjesi, ditën e premte, se ishte diagnostifikuar me Covid-19. Këngëtarja nuk tha se kur, por u shpreh se tashmë e kishte kaluar dhe se ishte shëruar nga sëmundja.
“Tani jam mirë. Ishin 4 ditë me të gjitha simptomat, por tani jam mirë. Sinqerisht, nuk e di sesi ndodhi, por mendoj se e kam marrë pasi porosita diçka në postë.”
Në fillim të muajit mars, kur virusi ishte dhe kryefjalë, në gjithë botën, Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, tha në një Live në instagramin e saj se i dukej e paarsyeshme e gjithë historia.
“Unë nuk kam frikë nga koronavirusi, apo nga versioni i birrës. Do të marr koronën ( referuar virusit) dhe pastaj do të marr dhe një Corona (referuar birrës). Nuk më plas për koronën!” Në vazhdim këngëtarja ofendon dhe personat që kishin frikë prej virusit.
View this post on Instagram
Në maj, Doja Cat ishte pjesë e të famshmëve që ndodheshin në eventin e OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) për ngritjen e fondeve, krijuar nga Shein.
Që nga komentet e saj në Instagram të muajit mars, më shumë se 145.000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi dhe më shumë se 640.000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën. Doja Cat tha në emisionin e mëngjesit se që prej asaj kohe ka nisur ta marrë seriozisht pandeminë.
“Kam qenë mirë”, tha ajo. “Po qëndroj në shtëpi.”
Burimi: BuzzFeed