Si fillim, mos harroni të:
- Përdorni balsam për flokët
Përveç butësisë që i jep flokut dhe faktit që jua lehtëson disi procesin e krehjes, balsami i flokëve bën që floku ta “përthithë” më mirë ujin, duke e tharë më shpejt.
- Mblidhni flokët në përfundim të dushit
Në fund të dushit, mblidhni flokët dhe shtrëngojini për të larguar të gjithë ujin e tepërt.
Disa mënyra për t’i tharë flokët pa i dëmtuar:
1. Përdorni një bluzë të madhe pambuku
Pas dushit largoni dhe njëherë ujin e tepët me një peshqir. Më pas, merrni një bluzë (të bardhë) pambuku dhe në gjerësinë e bluzës vendosni flokët, mbështilini dhe lërini të thahen.
2. Nëse përdorni tharëse: fokusohuni tek rrënjët
Për të mos djegur majat e flokëve, sigurohuni ta vendosni tharësen më shumë në zonën e rrënjës. Përveç faktit që floku do dëmtohet më pak, duke tharë si fillim vetëm rrënjën edhe pjesa tjetër do të thahet rrjedhimisht më shpejt. Kujdes: mos përdorni një nivel shumë të lartë nxehtësie.
3. Lëreni të thahet
Kjo këshillë është e vlefshme nëse jeni në pranverë/verë dhe pas dushit, do qëndroni në shtëpi. Largoni ujin e tepërt, më pas lëreni flokun e lëshuar ose të kapur shumë lehtë deri sa t’ju thahet vetë.
2 mënyra të shpejta, për flokë kaçurrela/me onde:
- Mbështillni flokët rreth rripit të një rob de chambre apo një litari çfarëdo, si Negin:
View this post on Instagram
-Bëni dy ose më shumë gërsheta në flokë të lagur osë të sapokrehur dhe hiqini ditën tjetër. Nëse doni onde më të mëdha bëni 1-2 gërsheta të mëdhaja, nëse doni flokë me kaçurrela më të vogla, bëni më shumë gërsheta.