Kanye West, vendos t'i kërkojë Kim-it falje publike për gjithë deklaratet e pahijshme që tha rreth saj pak ditë më parë.
"Do doja t'i kërkoja falje gruas time që bëra publike një çështje kaq private. S'e mbrojta dot atë siç bëri ajo me mua. Kim-it dua t'i them se e di që e kam lënduar. Të lutem më fal dhe faleminderit që je gjithmonë me mua."
Falja publike e Kanye-s erdhi pas akuzave të këtij të fundit ndaj Kim, ku ndër të tjera tha se ajo po përpiqej ta mbyllte në një spital, se donte të abortonte fëmijën e tyre të parë, etj.
Gjatë fjalimit të tij Charleston, ai vijoi me historinë e abortit, por kësaj here, të treguar në një tjetër version.
"Edhe pse gruaja ime do të dojë të më divorcojë pas këtij fjalimi, ajo solli North-in në jetë edhe pse unë s'doja. Ajo qëndroi në këmbë dhe e mbrojti atë fëmijë. E dini se kush tjetër mbrojti jetën e një fëmije 43 vite më parë? Mamaja ime! Ajo më shpëtoi jetën! Babi donte të më abortonte, kurse nëna ime s'e la. Sot nuk do të kishte një Kanye sepse babai im ishte shumë i zënë."- i drejtohet reperi turmës.
Nga ana tjetër, Kim i ka kërkuar njerëzve të tregojnë dhembshuri për Kanye-n pas Story-ve të publikuara.
"E kuptoj që Kanye tani është në qendër të kritikave dhe veprimet e tij herë pas here shkaktojnë opinione dhe emocione të caktuara. Ai është brilant, por është një person i komplikuar, i cili është përballur me dhimbjen e humbjes së nënës dhe me presionin e izolimit që përkeqësoi bipolaritetin e tij. Ata që janë pranë tij, e njohin zemrën e madhe që ka dhe e dinë mirë që ndonjëherë fjalët që shpreh nuk lidhen me qëllimet e tij."
Burimi: Cosmopolitan