Transformim total

Ndryshimi i Fifit: Këngëtarja bie në peshë, për veten, jo për të tjerët

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2020

Ndryshimi i Fifit: Këngëtarja bie në peshë, për veten,

Që në fillim të karrierës së saj, Fifi nuk e ka fshehur në asnjë moment të qenurit nën presionin e të tjerëve pikërisht për shkak të peshës, madje përkundrazi, u bë pjesë e tregut muzikor fillimisht me “Kus Kus”, një këngë ku fliste për gratë e kolme dhe presionin që përballen ato. “Bjeri pak vetes mos bohesh pjeshkë/ bohesh dardhë, bohesh copë thjesht hupi do killa/ lem rehat, lem rehat, lem rehat,” shprehej Fifi në një pjesë. Sot, Fifi peshon disa kilogramë më pak, megjithatë pavarësisht presionit dhe komenteve aspak të hijshme nëpër internet, këngëtarja vendosi të ndryshonte për veten e saj, jo për të tjerët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Rac?i (@fifi.official.fr) on

Në maj të 2018-s, pas “Kus Kus”, Fifi foli për të gjithë njerëzit që e quanin “e shëndoshë”. “Më ngrihen nervat me këtë muhabetin, jo po është e hollë, jo po është e trashë. Ç’do të ndodhë me ju nëse nesër digjeni, kush do t’ju dojë?” tha ajo për “Tell all” në Gazetën Shqiptare. Në janar të një viti më parë, Fifi adresoi sërish çështjen e peshës.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë,” shkroi ajo nën një video të vetën ku këndonte “Beautiful” të Flori Mumajesit.

Fakti që Fifi theksonte “ndihem” ishte tepër e rëndësishme. Pak kohë më parë, Fifi vendosi një balon gastrit që ndihmon në rënien në peshë, por synimi nuk ishte ndryshimi estetik dhe s’kishte lidhje me komentet online. Në “Thumb”, Fifi u shpreh se e vendosi për shkak të problemeve shëndetësore me shtyllën kurrizore.

“E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. M’u desh të gjeja një zgjidhje pakëz më të shpejtë, sepse s’i kam shumë qejf palestrat. Por gjithsesi, kam filluar dhe palestrën,” tha ajo në “Thumb”, në qershor të 2019-s.