Deri në vitin 2040, Toka do të ketë 710 milionë tonë ndotje plastike, pavarësisht përpjekjeve për të ulur sasinë e mbeturinave. Sidoqoftë, të mos bërit asgjë nuk është fare si opsion, pasi në këtë mënyrë problemi i ndotjeve plastike do të bëhet i pakontrollueshëm. Gjithnjë e më tepër flitet për rëndësinë e mospërdorimit të produkteve plastike dhe si për çdo fenomen tjetër, ndryshimi fillon nga vetja.
Nëse kalojmë nga teoria në praktikë, sigurisht që lehtësimi i ndotjes kërkon shumë punë, por sidoqoftë “pak” vlen më shumë se “fare”. Të mos qenurit të përditësuar me rëndësinë e #PlasticFree nuk është turp, ndaj në vijim gjeni një guidë të thjeshtë për fillestarët, lehtësisht e zbatueshme.
1 – Qeset plastike
Niseni eleminimin e plastikës duke refuzuar qeset që ofrohen nëpër supermarkete dhe dyqane të tjera. Nëse keni pak produkte, përpiquni t’i mbani në dorë ose në çantë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të blini ose të krijoni në shtëpi trasta prej lecke dhe t’i mbani gjithnjë me vete, sa herë bëni pazar.
2 – Kërkoni nëpër lokale që të mos ju sjellin pipa për pijet freskuese
Një pjesë e mirë e pijeve freskuese nëpër lokale vijnë me pipa plastike. Kërkojini me mirësjellje kamarierit/es që të mos jua sjellë. Për më tepër, pipat ju plakin para kohe.
3 – Blini produkte në karton
Produkte – si ushqime apo detergjentë – vijnë në versione të ndryshme. Shmangni ato që janë të paketuara në materiale plastike dhe zgjidhni produkte prej letre dhe kartoni.
4 – Merrni ushqimin në kavanoza
Kjo jo vetëm është një stil i shëndetshëm jetese, por në të njëjtën kohë mbroni edhe planetin.
5 – Nëse merrni kafe me vete diku, kërkoni që t’ua hedhin në gotë kartoni (jo ambalazh plastik).