Pas lajmit se Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij u infektuan me koronavirus, teori “konspirative” besonin se në fakt Tom Hanks ishte në arrest shtëpie për pedofili dhe lajmi i virusit, ishte thjesht për të mbuluar këtë. Madje, shumë njerëz e bënë virale këtë foto, me supozimin se Tom po fshihte monituresin e arrestit të shtëpisë, që vendoset në kyçin e këmbës:
Së pari, burime për India Today dhe News Break përgënjeshtrojnë lajmin se Hanks u arrestua në Australi për pedofili dhe se u mbajt në arrest shtëpie. Ata sigurojnë lexuesit se aktori ishte vërtet i infektuar me Covid-19.
Së dyti, burime për Reuters, konfirmojnë se në listën e personave që kanë fluturuar me avionin privat të Jeffrey Epstein, emri i Hanks nuk shfaqet askund, duke hedhur kështu poshtë gjithë aludimet e bashkëpunimit mes tyre.
Sqarim: Jeffrey Epstein ishte miliarder amerikan, pedofil dhe trafikues fëmijësh, i cili dërgonte vajza të mitura në ishullin e tij dhe herë pas here të ftuar, zakonisht persona të rëndësishëm, të pasur e të njohur. Për më shumë lexoni: Trafikimi i fëmijëve – Të tjerë personazhe pas Jeffrey Epstein
Sidoqoftë, lajmi se Tom Hanks sapo ka marrë nënshtetësinë greke ka bërë të flitet përsëri rreth këtyre “teorive”. Mediat shprehen se Greqia i ofroi nënshtetësinë Hanks, Rita Wilson (gruas së tij) dhe dy fëmijëve të tyre, në nder të ndihmës që ata dhanë në mbledhjen e fondeve për viktimat e një zjarri vdekjeprurës pranë Athinës në 2018-ën. Rita Wilson, aktore dhe producente, ka origjinë greke dhe bullgare.
View this post on Instagram
Njerëzit pyesin se pse pikërisht pas lajmeve të publikuara të Jeffrey Epstein dhe skandaleve të tjera, ai vendosë të marrë nënshtetësinë e një vendi tjetër. Disa prej komenteve të tyre janë:
“Një vend pa ligje ekstradimi... e dyshimtë”, “Ghislaine Maxwell vendosi të nxjerrë emra. Tom fluturon drejt Greqisë”, “..Kështu mund të fshihet kur e gjithë çështja e pedofilisë të jetë e hapur. Epo ne e kemi ditur”, “Emra fillojnë të dalin=nënshtetësi diku tjetër”, “Mund të qëndrojë atje. Do i duhet një vend për t’u fshehur, kur të vijë policia”.
Të tjerë komentojnë për mungesën e maskave dhe të distancimit social.
Në 2012-ën, Greqia ka publikuar ligje që e cilësojnë “pedofilinë” si paaftësi/invaliditet. Në atë kohë, kjo solli dhe zemërim të njerëzve që janë vërtet me aftësi të kufizuara dhe jo shkelës të ligjit. Këtë fakt, dikush e lidh me nënshtetësinë e re të Tom Hanks.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, media të njohura deri më tani, kanë qenë gjithnjë mbështetëse ndaj Tom dhe shumë prej tyre, sikurse u përmendën edhe më sipër, i kanë përgënjeshtruar të tilla “lajme”.