Shtëpia e YouTuber-it Jeffree Star është në shitje për $4 milionë. E gjithë shtëpia është e frymëzuar nga “Barbie” dhe duket vërtet si një shtëpi kukullash. Ajo u ble nga Jeffree përpara katër vitesh për $3.595 milionë dhe ka një hapësirë rreth 6785 metër katrorë, 6 dhoma gjumi, 7 tualete dhe thuajse çdo dhomë është në ngjyrë rozë. Shtëpia ka një sistem të fortë sigurie dhe një kasafortë gjigante në dhomën e veshjeve të Jeffree-t, pishinë dhe një oborr privat.
Jefree Star është YouTuber, themeluesi dhe pronari i Jeffree Star Cosmetics. Më herët, ai është marrë edhe me muzikë. Në 2009-ën publikoi albumin e tij të parë dhe të vetëm në studio, “Beauty Killer”, i cili kishte këngë si “Lollipop luxury”, ku interpretonte dhe Nicki Minaj. Star, u largua nga industria e muzikës në vitin 2013, për shkak të disa çështjeve ligjore me Akon. Në nëntor të 2014-ës, themeloi kompaninë e tij të kozmetikës. Sipas Forbes, në vitin 2018, Jeffree ka marrë $18 milionë vetëm nga Youtube. Ai është YouTuber-i i pestë më i paguar në botë.
Për realizimin e këtij artikulli, u përdorën pjesërisht materiale nga E! News dhe People.