Chrissy Teigen po jeton versionin më të mirë të jetës pas karantinës! Pasi u kthye e relaksuar nga pushimet, Teigen mendoi të bënte një ndryshim ~goxha të dukshëm~ në pamjen e saj.
Vieë this post on Instagram
Meqë u bënë ca kohë që e shihni me flokë të gjatë, Chrissy vendosi t'i presë dhe zgjodhi modelin e momentit, prerjen bob.
Pasi t'i hidhni një sy, e sigurtë që s'do t'i shpëtoni tundimit për t'i prerë kështu pas plazhit.
"Sërish të shkurtra"- shkruan Teigen në videon e publikuar me flokët e rinj.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që e shohim Chrissy-n me flokë kaq të shkurtër. Për herë të fundit, ajo u shfaq me këtë model në janar të këtij viti gjatë natës së Grammy Awards, por gjithsesi me një ngjyrë më të errët flokësh.