Beyonce sapo publikoi albumin e saj dhe filmin muzikor me emër “Black is King” në Disney+. Ky është një prodhim i këngëtares, drejtuar, shkruar dhe prodhuar prej saj. Filmi është një vazhdimësi e albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.
Albumi është prodhuar përgjatë një viti dhe përmban një kast të larmishëm njerëzish. Është xhiruar në vende të ndryshme, si: New York, Los Angeles, Afrika e Jugut, Afrika Perëndimore, Londra dhe Belgjika.
Traileri i albumit u shfaq më 19 korrik dhe sot numëron thuajse 3 milionë klikime. Albumi i dedikohet “mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre” dhe “është një dedikim për eksperiencën e të qenit një njeri me ngjyrë”.
Në album, këngë si “My Power”, “Brown Sking Girl”, “Mood 4 Eva” etj do të kenë klipet e tyre të veçanta.
Një nga këngët e albumit, kënga “Already”, në bashkëpunim me Shatta Wale dhe Major Lazer është publikuar rreth 16 orë më parë:
Burimi: CNN