Frutat konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ato janë kryesisht të ëmbla, ushqyese dhe kërkojnë shumë pak kohë për t’u përgatitur. Disa nga frutat që konsiderohen si #SuperFoods janë:
1 – Mollët: Mollët janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë të shumtë. Shërbejnë si një ushqim i përsosur midis vakteve nëse ndiheni të uritur.
2 – Avokadot: Avokadot janë ndryshe nga shumica e frutave sepse përmbajnë yndyrna të shëndetshme në vend të karbohidrateve. Janë të pasura me fibra, kalium dhe vitaminë C.
3 – Bananet: Bananet janë një nga ushqimet më të pasura në botë përsa i përket kaliumit. Gjithashtu përmbajnë vitaminë B6 dhe fibra.
4 – Boronicat: Boronicat janë të pasura me antioksidantë.
5 – Portokallet: Portokallet janë të njohura për vitaminën C, por përmbajnë edhe fibra dhe antioksidantë.
6 – Luleshtrydhet: Luleshtrydhet janë ushqyese dhe kanë nivele të ulëta të kalorive. Gjithashtu përmbajnë vitaminë C, fibra dhe mangan.
Fruta të tjera të shëndetshme: Qershi, rrush, shegë, kivi, mango, pjepër, pjeshkë, dardhë, shalqi, ananas, mjedër dhe kumbulla.
Burimi: Healthline