Përditesim, 5 gusht, ora 19:52: Sipas mediave lokale, cituar nga The Guardian, numri i viktimave ka shkuar në 135 dhe raportohen mbi 5,000 të lënduar.
Përditësim, 5 gusht, ora 12:39: Pikëpyetje për shpërthimin në Bejrut
Përditësim, 5 gusht, ora 07:20: Çfarë dihet deri tani për ngjarjen e rëndë në Bejrut
Përditësim, 4 gusht, ora 22:20: Qeveritë në mbarë botën kanë ofruar mbështetje, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, SH.B.A., Kanadanë dhe Izraelin. Ngjarja e rëndë erdhi në një kohë të tmerrshme për Libanin, i cili është në prag të kolapsit financiar.
Shënim: Në Bejrut nuk pati një shpërthim, por dy të tillë, ku i dyti ishte shumë më i fuqishëm, i cili shkatërroi ndërtesat përreth dhe lëndoi me mijëra njerëz.
Shënim 2: Lënda plasëse u shkrua gabimisht "nitrat amoniumi" referuar emrit të tij latin. Termi i saktë në shqip është nitrat amoni.
Përditësim, 4 gusht, ora 22:06: Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fehmi, tha se “sasi të mëdha të nitratit të amonit” ruheshin në port dhe ato mund të kenë shkaktuar shpërthimin.
Përditësim, 4 gusht, ora 21:47: Agjencia e lajmeve Agence France-Presse citoi Ministrinë e Shëndetësisë në Liban dhe tha se numri i viktimave ka shkuar në 50, ndërsa 2,750 njerëz janë plagosur.
Përditësim, 4 gusht, ora 21:33: Të paktën 25 njerëz kanë ndërruar jetë dhe më shumë se 2,500 të tjerë raportohen të plagosur nga shpërthimi i Bejrutit, sipas ministrit të Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan, ndërkohë që qindra të tjerë ndodhen të shtruar në spitalet e Libanit pas plagëve të rënda (via CNN). Sipas The Guardian, Izraeli, i cili është teknikisht ende në luftë me Libanin, ka ofruar ndihmë humanitare. Abby Sewell, një gazetare e pavarur, tha për The Guardian se një spital i mbingarkuar në lindje të Bejrutit është duke i kuruar njerëzit në parking. Vazhdon ende kërkimi për zjarrfikësit, të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin, pak para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm.
"Ata erdhën për të shuar zjarrin dhe pastaj u zhdukën," tha i përlotur guvernatori i Bejrutit. "Nuk e dimë se ku janë. Jemi këtu për t'i kërkuar."
Përditësim, 4 gusht, ora 19:50: Zyrtarë libanezë bëjnë me dije se shpërthimi tronditës në kryeqytet, Bejrut, ndodhi për shkak të disa lëndëve të forta shpërthyese. Abbas Ibrahim, nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Liban, u shpreh se shpërthimi i fuqishëm ishte pasojë e këtyre materialeve. “Do të ishte naive ta përshkruanim si shpërthim fishekzjarresh,” tha ai për Lebanese TV. Në port, ka depo me lëndë plasëse, megjithëse është e paqartë se çfarë nxiti shpërthimin e tyre.
Deri tani, të paktën 10 njerëz kanë ndërruar jetë, sipas burimeve të sigurta të Reuters. Kjo është një shifër paraprake dhe ka të ngjarë të rritet. Për fat të keq, 10 zjarrfikës kanë humbur mes flakëve dhe nuk ka gjurmë të tyre. Guvernatori i qytetit, Marwan Abboud, e përshkroi skenën me atë të Hiroshimës dhe Nagasakit. “Është një katastofë kombëtare,” tha ai.
Shpërthimi u ndje në ishullin e Qipros, rreth 240 kilometra larg nga Libani, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC).
???? #????? ??? ????????#????? pic.twitter.com/GKyMeSn9cO
— Akhbar | ????? ???? (@akhbar) August 4, 2020
Dëshmitarë thanë për CNN se dhomat e urgjencës në spitalet e Bejrutit janë në një gjendje kaosi. Me dhjetëra njerëz mbërritën të plagosur. “Disa ishin të gjymtuar, disa të lënduar me xhama.”
Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, shpalli ditën e zisë kombëtare. Ndërkohë autoritetet e Izraelit kanë mohuar përfshirjen në shpërthimin e portit të Bejrutit. "Izraeli nuk ka asnjë lidhje me incidentin," tha një zyrtar në kushte anonimati, sipas Reuters.
UNVERIFIED: Footage from Beirut explosion pic.twitter.com/UGao8444dr
— Rag?p Soylu (@ragipsoylu) August 4, 2020
*Artikull në përditësim
Burimet: Reuters, The Guardian, CNN