Parfume

Parfumet që kanë blerë më shumë shqiptarët gjatë verës

Shkruar nga Anabel

4 Gusht 2020

Parfumet që kanë blerë më shumë shqiptarët

Në ditët e sotme, industria e parfumeve është e tejmbushur me aroma sa ndonjëherë duket sikur fragranca të reja dalin çdo ditë. Për t’ju lehtësuar pak punë në përzgjedhjen e të preferuarit tuaj, kemi përgatitur një listë me parfumet më të shitur të momentit, duke kontaktuar me disa nga dyqanet më të njohura të parfumeve në kryeqytet.

Sigurisht që parfumi është shumë më shumë se një ndarje “aromë e freskët, e ëmbël, e athët”, për sa kohë bëhet identifikues për atë çfarë jeni, ndaj patjetër që jo detyrimisht do ta gjeni veten te lista në vijim. Bëjmë shaka sepse ka aq shumë opsione, sa patjetër që një prej tyre është bërë për ju. Sidoqoftë, ja cilët janë parfumet më IN të momentit:

Në @etosparfumeri, te linja e parfumeve të femrave vazhdon të mbetet i preferuar një nga klasikët e Chanel, Coco Mademoiselle, si edhe Black Opium i famshëm i Yves Saint Laurent. Te parfumet më të shitur përfshihen gjithashtu Mon Guerlain, Givenchy L’Interdit, Twilly d’Hermès dhe Jean Paul Gaultier Scandal By Night.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etos Perfumery (@etosparfumeri) on

Parfumet më të preferuar në sektorin e meshkujve te Etos duket se janë parfumet që përmbajnë nota bergamot, patchouli, me bazë myshku, pak jasemin. Dyqani përmendi Dior Sauvage, Bleu de Chanel, Tom Ford Noir Extreme, Emporio Armani Stronger with You Intensely, Valentino Born In Roma dhe Acqua Di Parma Blu Mediterraneo Bergamotto di Calabria.

As te @anais.cosmetic nuk mungon Chanel në Top5, këtë herë me Chanel Gabrielle Essence. Light Blue, por në verisonin Intense, është gjithashtu një nga më të shiturit e Dolce & Gabbana. Të tjerë parfume të preferuar të sezonit janë Molinard Tubereuse Vertiginous, Acqua Di Parma Blu Mediterraneo Fico Di Amalfi dhe Narciso Poudree.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANAIS (@anais.cosmetic) on

Te parfumet e meshkujve përmendet Dior Sauvage (sërish), i ndjekur nga Tom Ford Costa Azzurra Acqua, Terre d’Hermes, Chanel Allure Sport Extreme dhe Acqua Di Gio Profondo

Çfarë ju thamë më parë për Chanel? Te @beautyandthecity_parfumeri Chanel përfaqësohet nga Mademoiselle Intense. Gjithashtu Givenchy L’Interdit është një nga më të shiturit. Përpos këtyre, edhe Libre i Yves Saint Laurent, imazhi i të cilit është Dua Lipa, është gjithashtu trend. Beauty & The City përmend ndër të tjerë Jean Paul Gaultier So Scandal dhe Tom Ford Tobacco Vanille, ky i fundit një fragrancë uniseks.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by beautyandthecity_parfumeri (@beautyandthecity_parfumeri) on

Te aromat e meshkujve, Top5 janë Bleu de Chanel, Giorgio Armani Acqua di Gio Profondo, Gucci Guilty, Guerlain L’Homme Ideal dhe Acqua Di Parma Colonia.

Sigurisht që nuk mund të mos linim pa përmendur as parfumet me aroma më të rralla, më të veçanta dhe ekskluzive. Të preferuarit e blerësve të @IllusionLiquide janë (për femra):
1. Juliette Has a Gun, Sunny Side Up
2. Mad Et Len, Spirituelle
3. Etat Libre D’Orange, You Or Someone Like You
4. Nasomatto, Silver Musk
5. Juliette Has a Gun, Not A Parfume

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by illusion.liquide (@illusionliquide) on

Në listën e meshkujve Top5 përbëhet nga:
1. Nasomatto, Blamage
2. Orto Parisi, Megamare
3. MiN New York, Dune Road
4. Etat Libre D'Orange, Hermann A Mes Cotes
5. BDK Parfums, Citrus Riviera

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by illusion.liquide (@illusionliquide) on

Të tjera fragranca të veçanta na vijnë nga @MaisonDeParfum. Parfumet më të shitur të sezonit për femra janë: Aventus For Her Creed, Good Girl Gone Bad Kilian, Ocean Leather Memo, Aqua Celestia Maison Francis Kurkdjian dhe Erba Pura Xerjoff.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maison de Parfum Tirana (@maisondeparfum_tirana) on

Nëse kalojmë te sektori i meshkujve, më të popullarizuar janë Elysium Roja Parfums, Aventus For Him Creed, Sedley Parfums De Marly, Amyris Homme Kurkdjian dhe Reflection Interlude Black Iris dhe Dia Amouage.

Një trend interesant nxjerrin në pah blerjet në @jardinluxuryparfumerie pasi pothuajse të gjithë parfumet më të shitur janë uniseks, gjë që nxjerr në pah qasjen ndryshe. Më të preferuarit e momentit janë:
Montale: Fougeres Marine/Oudmazing/ Bengal Oud
Tiziana Terenzi: Orion/Vele/Tempel
Boadicea the Victorious: Invigorating/Blue Sapphire/Adventures

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jardin Luxury Parfumerie (@jardinluxuryparfumerie) on