Katastrofa në Teksas
Një zjarr në bordin e anijes së mallrave SS Grandcamp në vitin 1947, shpërtheu 2,300 tonë nitrat amoniumi, një përbërës i përdorur në pleh dhe eksplozivë të fuqishëm. Shpërthimi goditi dy aeroplanë në fluturim dhe shkaktoi një reagim zinxhir që shpërtheu rafineritë e afërta dhe një tjetër anije mallrash që transportonte 1,000 tonë nitrat amoniumi. Fatkeqësia shkaktoi 600 viktima dhe plagosi 3,500 të tjerë dhe përgjithësisht konsiderohet si aksidenti më i keq industrial në historinë e SH.B.A-së.
Shpërthimi në Halifax
Më 1917, një anije transporti franceze e ngarkuar plotësisht me eksplozivë për Luftën e Parë Botërore, aksidentalisht u përplas me një anije belge në portin e Halifax në Kanada. Shpërthimi u pasua nga një re e bardhë 6,100 metra mbi qytet dhe provokoi një cunam 18 metra në lartësi. Ndërtesat u shkatërruan deri në 2 kilometër larg qendrës së shpërthimit dhe 2,000 njerëz humbën jetën e 9,000 të tjerë u plagosën.
Armët bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki
Shtetet e Bashkuara shpërthyen dy armë bërthamore mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht 1945. Dy bombat mendohet se vranë nga 129,000 - 226,000 njerëz, shumica e të cilëve ishin civilë. Bombat në Hiroshima dhe Nagasaki mbeten përdorimi i vetëm i armëve bërthamore në një konflikt të armatosur.
Çernobil
Në vitin 1986, një reaktor bërthamor shpërtheu në Çernobil në Ukrainë, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik. Shpërthimi konsiderohet aksidenti më i keq bërthamor në histori, i cili shkaktoi një rrezatim radioaktiv 400 herë më shumë se bomba në Hiroshima duke kontaminuar më shumë se 200,000 kilometër katrorë tokë në Europë. Afro 600,000 njerëz u ekspozuan ndaj rrezatimit dhe më shumë se 350,000 të tjerë u evakuan nga zonat e kontaminuara.
Shpërthimi në Trinity Site
Bomba e parë atomike në histori, e quajtur "vegël" shpërtheu në Trinity Site në Alamorgo, New Mexico me një forcë prej 20 kilotonë të TNT. Armët bërthamore më vonë (Hiroshima dhe Nagasaki) i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore dhe krijuan për dekada me radhë një frikë të tmerrshme nga asgjësimi bërthamor.
Shtojcë: Mbetet ende në përditësim situata në Bejrut.
SHPËRTHIMET NË UNIVERS/NATYRË:
Shpërthimi Tunguska
Shpërthimi misterioz pranë lumit Podkamennaya Tunguska në vitin 1908 rrafshoi rreth 500,000 hektarë të pyllit siberian, një zonë afërsisht e madhe se Tokio. Shkencëtarët mendojnë se shpërthimi u shkaktua nga një ndikim kozmik, ndoshta një asteroid ose kometë. Mendohet se shpërthimi ishte 250 herë më i fuqishëm se bomba në Hiroshima.
Mali Tambora
Në vitin 1815, mali Tambora në Indonezi shpërtheu si pasojë e një aktiviteti vullkanik, më i madhi i regjistruar në histori. Si pasojë e shpërthimit, doli 140 miliardë tonë magmë, e cila shkaktoi vdekjen e 71,000 njerëzve në ishullin Sumbawa. Hiri i lëshuar krijoi anomali të klimës.
Ndikimi i KT
Zhdukja Cretaceous–Paleogene, e njohur edhe si KT, i referohet zhdukjes së papritur masive të tre të katërtave të specieve bimore dhe shtazore në Tokë, rreth 66 milionë vjet më parë. Epoka e Dinosaurëve përfundoi në një kataklizëm afro 65 milion vjet. Megjithëse hulumtimet sugjerojnë që planeti ishte në prag të një krize mjedisore para KT, ndikim mendohet të ketë pasur edhe një asteroid dhe kometë, rreth 1,000 herë më të fuqishëm se arsenali bërthamor në botë. Përplasja mendohet se mbuloi Tokën me pluhur, shkaktoi zjarre dhe cunami.
Kometa Shoemaker-Levy 9
Kometa Shoemaker-Levy 9 u përplas me Jupiterin në vitin 1994. Tërheqja gravitacionale e planetit gjigant largoi me forcë kometën duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm.
Supernova
Supernova është një shpërthim yjor i fuqishëm dhe me shumë ndriçim. Supernova më e famshme në histori është ajo në pranverën e vitit 1006, e njohur me emrin SN 1006. Shpërthimi i jashtëzakonshëm ndodhi afërsisht 71,000 vite dritë larg.
Rrezet gama
Shpërthimet e rrezeve gama janë shpërthimet më të fuqishme të njohura në univers. Drita nga rrezet më të largëta gama, e quajtur GRB 090423, mbërriti në Tokë edhe pse rrezja ndodhej 13 miliardë vite dritë larg. Shpërthimi zgjati vetëm një sekondë dhe lëshoi afërsisht 100 herë më shumë energji sesa mund të lëshojë Dielli në 10 miliardë vjet. Ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një yll 30-100 herë më i madh se Dielli.
Shtojcë: Big Bang
Sipas shkencëtarëve, universi e ka origjinën nga Big Bang. Edhe pse shpesh konsiderohet si shpërthim – ndoshta referuar emrit të tij – në të vërtetë nuk ishte kështu. Në fillim, universi ishte jashtëzakonisht i nxehtë dhe i ngjeshur. Përgjithësisht thuhet se Big Bang shpërtheu nga një pikë e vetme, ndërkohë që të tjerë shkencëtarë theksojnë se hapësira nisi të zgjerohej dhe të mbante me veten galaktikat.
Burimi: Live Science