Pushteti

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2020

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Në zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendësen e tij, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tregoi se është në gjendje të “lexojë” mirë politikën amerikane. Në vazhdën e lëvizjeve të fuqishme si #MeToo dhe #BlackLivesMatter, zgjedhja e Kamala-s ishte jo vetëm një zgjedhje e sigurt, por edhe moment historik që u pasi një përkulje e harkut të historisë drejt drejtësisë.

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Nëse Joe Biden shpallet fitues, Kamala Harris do të jetë zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëndendëspresidentja e parë grua. Sigurisht që emri i saj nuk do t’i kthejë josimpatizantët e Biden në votues pro tij, megjithatë mund të sinjalizojë njerëzit me ngjyrë që të votojnë për të.

Kamala, me profesion avokate, është anëtare e Partisë Demokratike dhe gruaja e dytë afro-amerikane dhe e para indiano-amerikane që shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara..

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kamala Harris (@kamalaharris) on

Harris, 56 vjeç, lindi në Oakland, Kaliforni. Nëna e sij, Shyamala Gopalan, ishte shkencëtare e kancerit të gjirit e cila emigroi nga Tamil Nadu, Indi në 1960 për të ndjekur një doktoraturë në endokrinologji në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. I ati i saj, Donald J. Harris, ishte një profesor i njohur i ekonomisë në Universitetin Stanford, i cili emigroi nga Xhamajka në vitin 1961 për studime pasuniversitare për ekonomi në Bekerley. Të dy prindërit e saj ishin aktivistë për të drejtat e njeriut dhe në marshimet për të drejtat civile në vitet 1960, i merrnin edhe vajzat me vete. E motra e saj, Maya Harris, është ndihmësja e saj. Maya është avokate, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar në 2016-n në fushatën e Hillary Clinton.

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA
Kamala dhe Maya Harris

Së fundmi, Kamala nisi një legjislacion në mbështetje të edukimit për fibromat e mitrës, që synon të forcojë më tej këto çështje (tumoret jokanceroze që rriten dhe zhvillohen në mitër). Kamala mbështeti gjithashtu Marrëveshjen e Re të Gjelbër, të propozuar nga Alexandria Ocasio-Cortez dhe Edward J. Markey, një rezolutë që paraqet një plan të Shteteve të Bashkuara për kontributin në lidhje me ndryshimet klimatike.

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Harris prej kohësh ka kritikuar politikat e Donald Trump, si për shembull ndërtimi i murit në kufi me Meksikën. Ajo reagoi ashpër kundër vendimit për t’i dhënë fund programit të Obama-s që mbron fëmijët e emigrantëve të paligjshëm. Harris ndër të tjera është mbështetëse historike e LGBTQ+, madje është e para që zyrtarizoi martesat ligjore brenda të njëjtit seks në Kaliforni. Barack Obama u shpreh se “Kamala është shumë më tepër se e përgatitur për të qenë zëvendëspresidente”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kamala Harris (@kamalaharris) on

Kamala ka botuar dy libra. Në “The Truths We Hold” tregon kujtimet e fëmijërisë dhe hapat e parë në karrierën e saj në Kaliforni, ndërsa në librin e dytë, “Superheroes Are Everywhere”, paraqet fotografi për fëmijë përmes të cilave synon që të motivojë brezin e ri që të gjejë mënyra për ta bërë botën një vend më të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kamala Harris (@kamalaharris) on

Kamala është e martuar që prej vitit 2014 me avokatin Douglas Emhoff.

Burimet: The Guardian, Politico, The Oprah Magazine