Përditësim, 13 gusht, ora 14:08: 29-vjeçari që ndërroi jetë është djali i stilistes së njohur, Lira Koca
Përditësim, 13 gusht, ora 12:25: Stafi i spitalit "Shefqet Ndroqi" reagoi (via Tv Klan) duke u shprehur se i riu trajtohej prej 4 ditësh për shkak se ishte i konfirmuar me Covid-19. Sipas tyre, gjendja e tij ishte stabilizuar pas trajtimit me terapinë e plotë të mjekimit. “Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhej në njoftim.
Artikulli i mëparshëm: 29-vjeçari me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit "Shefqet Ndroqi"
Një 29-vjeçar i infektuar me Covid-19 i cili prej pak ditësh po merrte trajtimin në spitalin “Shefqet Ndroqi” (Covid2) i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.
I riu mendohet se ishte në prag të shërimit dhe i kishin mbetur edhe pak ditë për të dalë nga spitali. Sipas raportimeve, nuk kishte simptoma të rënda dhe ishte shtruar shtatë ditë më parë (por referuar reagimit të spitalit, 29-vjeçari qëndronte i shtruar prej katër ditësh).
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për News24 se 29-vjeçari “trajtohej me shumë pak oksigjen”.
“Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar, i cili nuk kishte komplikacione të tjera, është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit.”
Nga të dhënat e deritanishme, nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen psikologjike dhe shëndetin mendor të 29-vjeçarit.
Në përditësim*