29-vjeçari, i infektuar me Covid-19, që thuhet se ndërroi jetë për shkak se hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” është identifikuar si Xhino Koca.
Sipas raportimeve të Shekulli.com.al, Shqiptarja.com, Panorama.com.al dhe mediave të tjera, bëhet fjalë për djalin e stilistes Lira Koca, e njohur për bashkëpunimet e saj me motrat Vjollca, Eni Vasilin, Xhemi Shehun e Miriam Canin. Bashkëshorti i Lirës është kryetari i Njësisë Administrative nr.2 në Durrës, Leonard Koca.

Nëpër rrjete sociale, edhe miq të çiftit kanë konfirmuar lajmin e hidhur.
Stafi i spitalit "Shefqet Ndroqi" reagoi (via Tv Klan) duke u shprehur se i riu trajtohej prej 4 ditësh për shkak se ishte i konfirmuar me Covid-19. Sipas tyre, gjendja e tij ishte stabilizuar pas trajtimit me terapinë e plotë të mjekimit. “Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhej në njoftim.
Ngushëllime familjarëve!