Xhemi Shehu, nuk do të jetë më pjesë e "Portokallisë" në sezonin e ri. Pavarësisht se një lajm i tillë ka qarkulluar që prej fillimit të korrikut, tani moderatorja e konfirmoi vetë përmes një komenti në Instagram.
Në foton e postuar pak orë më parë nga Arbana Osmani, një prej ndjekësve i drejtohet Xhemit për ta pyetur nëse lajmi i largimit të saj është i vërtetë apo jo.
Shehu, është përgjigjur me "PO", duke i dhënë fund njëherë e mirë dyshimeve. Rreth një muaji më parë, burime për Anabel.al bënë me dije se Xhemi Shehu është larguar nga Top Channel dhe se prej kohësh ajo ka firmosur dorëheqjen.
Pas thuajse 2 dekadash pjesë e Top Channel-it, largimi i Xhemit erdhi pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli".