Shqipëria

Vetëvrasja e 29-vjeçarit, Dr.Arjana Rreli: 'Shkak mund të ketë qenë edhe stresi i mëparshëm'

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2020

Vetëvrasja e 29-vjeçarit, Dr.Arjana Rreli: 'Shkak mund të

Mjekja e njohur psikiatre, Dr.Arjana Rreli gjatë një interviste të dhënë së fundmi për Abc Neës ka folur rreth ndikimeve që sëmundja mund të ketë në gjendjen mendore të një pacienti.

Përsa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku i riu 29-vjeçar i infektuar me Covid-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i dhomës ku po trajtohej, ajo është shprehur:

"Kjo pandemi me të cilën e po përballemi nuk mund të kalojë pa faturën e vet në sistemin shëndetësor. Si një agresor jo vetëm fizik, por edhe psikologjik ndikon te secili. Ai më shumë ndikon nëse individi ka trauma pararendëse. Që shfaq edhe nxitje që e çon në një nxitje të tillë.

Ajo që më bën përshtypje në rastin e 29- vjeçarit është se ai ka qenë anëtar i një familje që ka kaluar Covid dhe stresi mund të ketë gjeneruar në një nivel të lartë dhe në të tilla kushte ndihma dhe suporti mund të kenë qenë shumë të larta. Durrësi është dhe një ndër qytetet që është perjetuar termetin dhe ndikimi psikologjik ka lënë shumë pasoja duke u bashkëngjitur dhe me stresin e lartë të spitalit."

Ndonëse është ende herët për të dalë në konkluzione, në reagimin e parë, stafi i spitalit tha se i riu po trajtohej prej 4 ditësh dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar pas trajtimit me terapinë e plotë të mjekimit. 

I ndjeri, i identifikuar si Xhino Koca ishte djali i stilistes Lira Koca, e njohur për bashkëpunimet e saj me motrat Vjollca, Eni Vasilin, Xhemi Shehun e Miriam Canin. Bashkëshorti i Lirës është kryetari i Njësisë Administrative nr.2 në Durrës, Leonard Koca.