Celebrity

Prindërit e Donald Trump: Si nëna e tij, (nuk) ndërtoi personazhin që ai është sot

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2020

Prindërit e Donald Trump: Si nëna e tij, (nuk) ndërtoi

Mary Anne MacLeod u martua me Fred Trump në janar të vitit 1936. Ata u njohën në një mbrëmje kërcimi. Ajo sapo ishte punësuar si shërbyese në rezidencën Carnegie në New York, ndërsa ai ishte një inxhinier.

Në vitin 1946, Mary lindi fëmijën e katërt të çiftit, Donald J. Trump.

Shpesh thuhet se në jetë nuk ka një marrëdhënie më të rëndësishme se ajo e fëmijës me nënën e tij/e saj. Presidentët ndër vite të Amerikës, por edhe të vendeve të tjera, i kanë përmendur gjithnjë nënat e tyre në fjalime, duke treguar dhembshuri, nostalgji dhe dashuri për to. Asnjë presidenti modern nuk i ka munguar aftësia për të treguar empati në publik dhe shumë prej tyre janë përlotur mes fjalimeve për çështje të ndryshme. Sigurisht, këto nuk vlejnë për Donald Trump.

Gjatë raportimit të biografisë së tij "TrumpNation", gazetari Tim O’Brien kujton se Donald foli për nënën e tij, vetëm pas ngacmimeve mediatike.

“Presideni i 45-të është formuar thellësisht nga Fred. Ai afrohet me emocionet dhe psikikën e tij në një mënyrë shumë të veçantë”, thotë O’Brien.

Donald shpesh e përmend babanë e tij si personi që i mësoi gjithçka dhe në fakt, kishe çfarë të mësoje nga Fred: si të mashtrosh me taksat, të mashtrosh qeverinë, të diskriminosh njerëzit etj. Sidoqoftë, ne dimë shumë më pak për nënën e tij, në 20 vjet që nga vdekja e saj. Burri që ka diçka për të thënë për gjithçka, ka relativisht pak për të thënë kur bëhet fjalë për gruan që e solli në jetë.

Sa përgjegjëse duhet të jetë Mary, vajza e re emigrante që u bë gruaja e një ndërtuesi të pasur të Queens, për Trump dhe tiparet e personalitetit të tij?

Maryanne Barry, vajza e madhe, e kujton mamanë e saj si një grua gjithnjë të gatshme për të argëtuar famijen. Mary kishte dhe një frikë të madhe për çdo problem shëndetësor të fëmijëve të saj.

Në një moshë më madhore, zonja Trump i stilonte flokët me një model paksa të kthyer dhe i mbante gjithnjë në një ngjyrë të shkëlqyeshme bjonde, model i cili, mbase frymëzoi edhe modelin e flokëve të djalit të saj sot. Ajo ishte aktive në evente bamirësie duke mbështetur burra, gra dhe fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe ata me paralizë cerebrale. Miqtë e përshkruanin si njeri të rezervuar, por edhe miqësore e të këndshme. Një nënë, grua dhe qytetare e përfshirë dhe e përkushtuar.

Fjalët që Donald përmend rreth nënës së tij përfshijnë vetëm mbiemrin “e bukur” dhe shprehjen që ajo i thoshte: “Beso në Zot dhe ji i vërtetë me veten tënde.”

Lidhur me këtë moto, Trump ia atribuon nënës së tij, vlerat e tij fetare. Gjithsesi, këto vlera janë disi të ndërlikuara, pasi si president, ai favorizon pastorët ungjillorë, por duket se nuk e njeh konceptin e të kërkuarit falje.

Kur u kthye në vitin 2008, në shtëpinë e nënës së tij në Skoci, sipas shtypit, ai qëndroi aty vetëm për 97 sekonda. Sidoqoftë, Trump u shpreh se do të ndërtonte një qendër golfi skoceze në kujtim të nënës së tij të dashur. Ai foli për bamirësi lokale dhe përmendi restaurimin e një kështjelle, por pas gati një dekade u kuptua se ai nuk kishte ndërmend të bënte vërtet ndonjë prej këtyre premtimeve.

Teksa vizitonte vendlindjes e saj, Trump shprehej:

"Ajo takoi një djalë të shkëlqyeshëm. Ajo do të ishte kthyer. Ajo nuk po planifikonte të qëndronte atje përgjithmonë. Ajo do të kthehej por takoi një djalë me të vërtetë të shkëlqyer, babanë tim."

Mary e donte vërtet Fred Trump, por ajo vuajti shumë. Gjatë martesës së tyre 63-vjeçare, Fred pati një lidhje afatgjatë me sekretaren e tij, sipas Nina Burleigh në "Golden Handcuffs: The Secret History of Trump's Women", e cila shkruan se Fred e çonte atë në të njëjtin restorant italian për vit me radhë.

Në 1990-ën, pyetur për djalin e saj, Donald Trump, Mary thotë:

“Epo, ai është një djalë shumë i mirë. Gjithmonë shumë agresiv. Gjithmonë.”

Në tryezën e punës së Donald Trump, për një kohë të gjatë ka qenë vetëm i ati, Fred Trump. Me kalimin e kohës, ai vendosi dhe foto të nënës së tij dhe pjesës tjetër të familjes.

Në një raport të Vanity Fair, thuhet se Mary i ka thënë Ivana Trump, gruas së parë të Donald Trump:

“Çfarë lloj njeriu kam krijuar?”

Marrëdhënia e tyre përshkruhet si e ftohtë dhe e rezervuar nga mediat, ndërkohë që Trump nuk e ka përmenduar nënën e tij thuajse fare, në krahasim me konsideratat që ai ka ndaj babait të tij, Fred Trump.

Burimi: Vanity Fair