Social Buzz

Nëse këto vajza ju thonë se janë Rihanna dhe Angelina Jolie, ju do t’i besonit

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2020

Nëse këto vajza ju thonë se janë Rihanna dhe Angelina Jolie,

Jo pak herë ka ngjashmëri të frikshme mes personazheve publikë dhe njerëzve të thjeshtë. Ndonjëherë kjo gjë ndodh rastësisht dhe natyrshëm, ndërsa në raste të tjera njerëzit përpiqen me makeup, veshje apo edhe ndërhyrje estetike për t’u dukur sa më shumë si personazhi i tyre publik i preferuar.

Në Tik Tok, qarkullon prej kohësh sfida “Look Alike”, ku me këngën “Back Up” nga Dej Loaf dhe Big Sean, njerëzit tregojnë se cilit personazhi të famshëm i ngjajnë. Në një pjesë të mirë të rasteve, videot janë tentativa për t’u bërë viral, apo një sërë filtrash për të treguar diçka që nuk është, por rasti i këtyre dy vajzave është krejt ndryshe.

Priscila Beatrice është nga Brazili dhe nuk ka lidhje me muzikën. Gjithsesi, ajo është vetëm një palë lente jeshile larg së qenit Rihanna.

Kthim në kohën e Rihannës, para një dekade:

Edhe Rihanna (ajo e vërteta) e ka vënë re ngjashmërinë dhe në një postim në Instagram, i shkruan: "Where the album sis?" (Ku është albumi?)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Shkojmë pak tek Angelina. Të gjithë e njohim filmin "Mr.&Mrs.Smith":

Apo "Girl, Interrupted":

Dualien Hernandez është latine. Ajo ka pasion aktrimin dhe shpesh poston video nga pjesë filmi të... Angelinës, sigurisht.