Shqipëria

‘Kemi të paktën 1000 raste ditore me koronavirus në vend': Epidemologu shqiptar flet për Covid-19‘

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2020

‘Kemi të paktën 1000 raste ditore me koronavirus në

Epidomologu dhe eksperti i shëndetit publik, i cili mban edhe postin e drejtorit të Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt të Gjermanisë, Erjon Dasho, në një intervistë për A2 News thotë se ka një mungesë të testimeve në vend.

 “Duke gjykuar edhe nga numri i vdekjeve, i cili është edhe indikatori më i besueshëm, sepse çdo vdekje raportohet, duke patur parasysh dhe atë që sot pranohet si shkalla e vdekshmërisë në raport me infeksionin, në shkallë globale, rreth 0.5 vdekje për 1000 infeksione, kam përllogaritur që ne të kemi një numër mesatar vdekjesh, prej 4 apo 5 siç ne e kemi sot, duhet që numri i personave të infektuar para dy ose tre javësh, të ketë qenë të paktën 1000 në ditë.

Ai vazhdon:

“Pra, kur ne raportojmë dhe diagnostifikojmë 100-150 veta në ditë, tregojmë që ne arrijmë të kapim vetëm 10% të rasteve të infektuara në popullatë. Natyrisht, një numër i këtyre rasteve edhe në botë nuk kapen. Mund të jenë rastet asimptomatikë, apo rastet me simptoma të lehta, por gjithsesi që ne të kapim vetëm 10% të rasteve dhe të insistojmë në mënyrë të pakuptimtë se numri i testeve është i majftueshëm, kur të gjitha standardet, të gjithë parametrat tregojnë të kundërtën, për mua kjo tregon një mangësi të madhe në sistemin tonë shëndetësor.”

Ai thotë se mantra e trajtimit të epidemisë është: “testo, gjurmo, trajto” dhe se vendit i mungon hapi i parë:

“Jemi vendit i fundit në Europë për numrin e testimeve: 15.000 testime për 1 milion banorë dhe kjo e bën më të vështirë zbatimin e hallkave të tjera të trinomit, gjurmimin dhe trajtimin.”

Mjeku thotë se ka probleme edhe me gjurmimin dhe trajtimin. Sipas tij, gjurmimi bëhet me metoda të shekullit të 19, jo bashkëkohore dhe mjekët e familjes nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm nga virusi.

Ai sugjeron që në Shqipëri  të bëhën 2000-5000 teste në ditë.