Gratë e shenjës së Virgjëreshës janë një kombinim i të bukurës dhe të zgjuarës. Ato kanë aftësi organizative që bën t’i planifikojnë ditët shumë më përpara dhe një etikë pune që tregon se i përkushtohen çdo gjëje që marrin përsipër të bëjnë.
Gratë e kësaj shenje janë ato që i “bëjnë gjërat të ndodhin” dhe nuk u pëlqen të flasin për planet e dëshirat e tyre, më shumë se sa t’i realizojnë ato.
Virgjëresha sundohet nga Mërkuri, i cili krijon një mendje intelektuale me pasion dhe jashtëzakonisht krijuese. Duke qenë se është një shenjë toke, vajzat e kësaj shenje shkëlqejnë vërtet, kur i lë në krijimtarinë e tyre dhe nuk i dikton se ç’duhet të bëjnë.
Atyre nuk iu pëlqen aspak rrëmuja në të gjitha aspektet, prandaj mund t’i gjeni shpesh duke shënuar itinerarin e ditës në një bllok shënimesh, apo listën e gjërave për t’u bërë, të vendosur mbi tavolinë. Edhe pushimet dhe relaksimin Virgjëreshat e planifikojnë shumë kohë më parë.
- Dashuria
Dashuria e një gruaje Virgjëreshë është si një poezi në lëvizje. Për to është pak e vështirë të merren me lojëra të kota, kur bëhet fjalë për njohje apo takime dhe “one-night stands” nuk janë gjëja e tyre. Virgjëreshat janë shumë tekanjoze kur bëhet fjalë për të zgjedhur partnerin, prandaj nëse ju kanë zgjedhur, jeni me fat.
- Familja
Shtëpia e Virgjëreshës është “një vend për gjithçka dhe gjithçka në vendin e vet”. Nuk mund të gjeni thuajse asnjëherë rrëmujë në shtëpinë e një gruaje Virgjëreshë.
Madje shtëpia mban një aromë karakteristike, kavanozët kanë etiketat përkatëse dhe dollapët janë gjithnjë të organizuar. Mund t’iu ndodhë të konfliktohen shpesh me anëtarët e familjes që nuk janë aq të rregullt sa ato.
- Puna dhe Paratë
Gratë e shenjës së Virgjëreshës duken të ndrojtura dhe të qeta, por me gjithë qetësinë e tyre ato po “pastrojnë” gjithë konkurrencën nga vendi i punës, me elegancë dhe pa shumë mundim.
Përpjekja për përsosmëri, mund t’i lodhë gratë e kësaj shenje dhe shpesh t’i stresojë ato, por është ky fiksim për perfekten, që i bën gjithashtu të shkëlqejnë në punë e në çdo projekt që marrin përsipër.
Burimi: Astrology.com