Celebrity

Basketbollisti braktisi familjen për një romancë me Jeffree Star [?]

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2020

Basketbollisti braktisi familjen për një romancë me Jeffree Star

CEO i kompanisë së tij të kozmetikës dhe YouTuber, Jeffree Star, postoi një foto ku shfaqet ai, ulur në prehrin e një burri misterioz, me mbishkrimin:

“Falenderues për të gjitha bekimet që Zoti ka sjellë në jetën time këtë vit.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jeffree Star (@jeffreestar) on

Edhe pse fytyra e tij nuk dukej, i dashur i Jeffree Star, u gjet shumë shpejt nga tatuazhet e tij të dukshme. Bëhet fjalë për basketbollistin Andre Marhold.

Faqja “The Shade Room”, ishte e para që bëri “zbulimin”:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom) on

Edhe Star, e konfirmoi disi, pasi më pas, ai postoi foto ku dukej edhe fytyra e Marhold:

Basketbollisti braktisi familjen për një romancë me Jeffree Star

Sidoqoftë, pas fotove, njerëzit po hedhin spekulime se Jeffree e ka paguar basketbollistin që të jetë në një lidhje me të.

Mbase fakti që Marhold ka një djalë dhe disa gra që pretendojnë se janë ish-të dashurat e tij në internet, i kanë bërë njerëzit të dyshojnë, por gjithsesi, Jeffree ka diçka për t’ju thënë të gjithë atyre që mendojnë kështu:

“E di se është shkatërruese për disa prej jush, por unë nuk i jap para askujt me të cilin dal apo që shkon me mua. Punoni me pasiguritë tuaja, nuk jam unë problemi. Shqetësohuni për të paguar faturat tuaja mujore, jo se kush është në gojën time”, shkruan ai në Twitter.

Zëra të tjerë thonë se Andre ishte i martuar dhe se Jeffree ndërhyri në jetën e tij:

Për këtë, ai shkruan:

“Unë nuk rri me burra të martuar. Nuk do të përsëris veten, kështu që lexojeni dy herë.”

Burimi: Insider