Celebrity

Fotoja e re e Adele hapi një debat, që i ndau njerëzit në 2 grupe

Shkruar nga Anabel

31 Gusht 2020

Fotoja e re e Adele hapi një debat, që i ndau njerëzit në 2

Para pak ditësh, Adele postoi një fotografi në Instagram, që po ngjall shumë diskutime në rrjetet sociale.

Në foto, këngëtarja ka veshur të sipërmet e një palë rroba banjove, me flamurin xhamajkan, një aksesor me pupla të verdha dhe flokët e saj janë stiluar me nyjet “Bantu”.

“Gëzuar atë që do të ishte “Karnavalet e Notting Hill”, Londra ime e dashur”, shkruan ajo në Instagram, duke iu referuar eventit masiv që ndodh zakonisht në këtë kohë të vitit në Angli.

Bëhet fjalë për këtë foto:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adele (@adele) on

Ashtu siç së fundmi, ndodh rëndom në Internet, edhe Adele u bë pjesë e sulmeve për “cultural appropriation”. Vetëm se, në këtë rast ka një ndarje të njerëzve në dy grupe, që në përgjithësi përbëhen nga amerikanët dhe xhamajkanët/afrikanët.

Ju mund të mendoni llogjikisht, se janë këta të fundit ata që janë të xhindosur me Adele, por çuditërisht kanë qenë komentuesit dhe përdoruesit amerikanë ata që e kanë kritikuar kaq shumë Adele

“Nëse 2020-a nuk mund të bëhej më e çuditshme, Adele po del me këtë model flokësh. Kjo zyrtarisht është në krye të të gjitha grave të pop-it, si problematike."

“Tani po që e ngatërrove punën. Kjo nuk është lëvizja e duhur @adele.”

Është diçka që e kemi parë disa herë: një personazh i njohur që eksperimenton me modele të kulturave dhe vendeve të tjera. Edhe pse për shumë njerëz këto modele mund të quhen shpeshherë “joprofesionale” apo “të papranueshme”, për shembull: gratë me ngjyrë mund të pushohen nga puna nëse kanë modelin e flokëve me nyjet Bantu (model si ai i Adele në foto), në 43 shtete të botës.

Sidoqoftë, këtë herë, komentuesit, veçanërisht ata të kulturës xhamajkane apo afrikane, erdhën në mbrojtje të Adele.

“Të dashur amerikanë, nuk jeni zëdhënës të racës së zezë, veshja dhe modeli i flokëve të Adele nuk është puna juaj...Kushtojini më tepër vëmendje atyre që po ndodhin në SHBA”, shkruan një përdoruese në Twitter.

“Amerikanët që po përpiqen të anullojnë Adele se bëri një model flokësh afrikan dhe veshi një bluzë me flamurin e Xhamajkës, do të jenë gjithnjë qesharakë. Ndërkohë që afrikanët dhe xhamajkanët janë të lumtur për këtë që ajo ka bërë. Këta amerikanët me ngjyrë po fillojnë të bëhen bullizues të hidhur.”

Ndërkohë këngëtarja, nuk ka reagur ende lidhur me gjithë debatin që shkaktoi këto ditë në Internet.

Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga Glamour