Ne përpiqemi shumë për të patur një fytyrë të pastër dhe lëkurë të shëndetshme, por sidoqoftë, ekspozimi në diell, era, ndotjet, makeup-i etj, ndikojnë të gjitha nga pak për ta vështirësuar këtë.
Ka 6 gjëra që duhet të ndaloni së bëri nëse doni një lëkurë që shkëlqen gjithnjë!
- Përdorimi i produkteve të njëjta me dekada
Si fillim, përdorimi i të njëjtës kuti makeup për një kohë të gjatë mund të jetë i rrezikshëm. Kontrolloni kohëzgjatjen e produkteve tuaja, për të parë se cilat prej tyre kanë skaduar.
Së dyti, edhe një larës apo një rutinë e pastrimit të fytyrës mund të ketë ciklin e saj kohor. Lëkura juaj përshtatet me përbërësit dhe me kalimin e kohës, nuk do të jenë njësoj të efektshëm.
Lloji i lëkurës suaj duhet të rivlerësohet çdo gjashtë muaj, sepse ndikohet nga gjithçka, duke nisur nga hormonet deri te mjedisi juaj.
Mund të provoni gjithashtu të ndërroni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës me ndryshimin e stinëve. Në verë, rutina juaj e kujdesit nuk duhet të jetë shumë e detajuar, por hidratimi duhet të mbetet thelbësor. Në dimër, mund të përdorni kremra më të rëndë.
- Ngacmoni aknet dhe shtrydhni puçrrat
Me siguri jua kanë thënë, por kjo është gjëja më e tmerrshme që po i bëni lëkurës. Një irritim do ta përkeqësojë më shumë jo vetëm zonën rreth puçrrave, por të gjithë lëkurën.
Gjithashtu, prekja e shpeshtë e lëkurës së fytyrës, ndonjëherë edhe pa vetëdije, nuk bën gjë tjetër veçse mbledh më shumë baktere në fytyrë dhe nëse keni lëkurë delikate, gjasat janë që kjo t’ju çojë në acarim.
Prandaj, herën tjetër që po fërkoni fytyrën apo po mendoni të shtrydhni një puçërr, mendoni këtë dhe mos e bëni!
- Flini me makeup-in e ditës
Nëse doni ta vrisni lëkurën tuaj, atëherë flini me makeup. Mbrëmjet mund të bëhen të lodhshme dhe ndonjëherë e lëmë pas dore pastrimin e fytyrës, por ky është një nga gabimet më të mëdha për t’u bërë. Edhe nëse nuk keni patur makeup gjatë ditës, larja e fytyrës në fund të saj është e këshillueshme.
- E lani rrallë ose shumë shpesh fytyrën
Nëse e lani shpesh fytyrën, ju e lini atë “të pambrojtur” dhe e bëni më të ndjeshme ndaj agjentëve të jashtëm, por edhe nëse nuk e lani shpesh, efekti është i njëjtë.
Duhet të ketë gjithnjë një ekuilibër. Dermatologët sugjerojnë larjen e fytyrës 2 herë: në mëngjes dhe mbrëmje.
- Eksfolimi i tepruar
Eksfolimi është shumë i mirë për lëkurën, pasi ai heq qelizat tuaja të vdekura, që ju bllokojnë poret, por ka diçka që quhet mbingarkesë. Ju nuk doni ta ngarkoni lëkurën duke e eksfoliuar atë shpesh dhe shumë. Mund të përfundoni duke gërvishtur sipërfaqen e barrierës mbrojtëse të lëkurës suaj.
Duhet të bëni eksfolion një herë në javë nëse keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, dhe dy herë në javë nëse keni lëkurë të kombinuar.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mund ta bëni ekfsolimin deri në tre herë në javë.
- Banjot e gjata e të nxehta
Uji i nxehtë nuk është më i miri për fytyrën tuaj, prandaj nuk duhet të bëni dushe shumë të gjata, nëse do të laheni me ujë të nxehtë.
Pas dushit apo edhe larjes së fytyrës, sigurohuni mos ta fërkoni shumë fort fytyrën me peshqir, por ta thani lehtësisht atë.
Burimi: Everything Abode