Shqipëria

Panik te spitali Covid-2: Një pacient vetëvritet; një tjetër tenton, por ndalohet nga stafi

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2020

Panik te spitali Covid-2: Një pacient vetëvritet; një tjetër

Spitali Covid-2, emri i të cilit është “Shefqet Ndroqi”, është përfshirë nga dy ngjarje të rënda, njëra pas tjetrës.

Sipas të dhënave të deritanishme (via BalkanWeb), rezulton se një pacient 65-vjeçar, i infektuar me Covid-19, ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i spitalit. Sipas gazetarëve në terren, 65-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intibuar.

Po kështu, sipas gazetarëve, një tjetër person ka tentuar të vetëvritet, por është ndalur në kohë nga stafi. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka reaguar.

Kujtojmë se ditë më parë, një i ri 29-vjeçar, i infektuar me Covid-19, ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i tretë.