Nga vetë emri, parfumet e ngurtë janë parfume në gjendje të ngurtë ose kremoze të cilët krijohen nga një lloj dylli i shkrirë paraprakisht. A janë më të mirë? Përgjigjja ësht jo. Parfumi i ngurtë nuk është më i mirë (ose më i keq) se parfumet sprucues, pasi kjo gjë varet nga aroma dhe cilësia e produktit, megjithëse përgjithësisht parfumet e ngurtë janë të nënvlerësuar.
Disa arsye pse një parfum i ngurtë mund të jetë më i mirë në disa raste të caktuara:
1 – Udhëtimet: Nuk keni pse të shqetësoheni që produktet të jenë nën 100 ml kur udhëtoni.
2 – Mungesa e alkoolit: Zakonisht nuk përmbajnë alkool dhe substanca të tjera irrituese.
3 – Përshtatja: Parfumet e ngurtë vendosen në kuti të vogla, nuk janë të rëndë dhe mund t’i mbani me vete kudo.
4 – Më pak “rrëmujë”: Parfumet sprucues spërkasin kudo, ndërsa parfumet e ngurtë vetëm në zonën që ju dëshironi.
Disa sugjerime:
Chanel Chance Eau Tendre Delicate Fragrance Touch-Up
Notat kryesore: shegë, ftua, myshk i bardhë dhe jasemin.
Diptyque 34 Boulevard Saint Germain Solid Perfume
Notat kryesore: qelibar, patchouli, trëndafil, kanellë dhe rrush.
Jo Malone London Lime Basil & Mandarin Scent To Go
Notat kryesore: mandarinë, borzilok dhe dru qelibari.
In Fiore Night Queen Parfum Solide Haute Concentré
Notat kryesore: jasemin, bergamot, shafran, trëndafil dhe patchouli i errët.
Lush American Cream Solid Perfume
Notat kryesore: luleshtrydhe, vanilje dhe livando.
- Për realizimin e artikullit u përdorën pjesërisht informacione nga Dossier Blog, Who What Wear dhe Byrdie.