Anabel Picks

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2020

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Kur Silvia Venturini Fendi krijoi Fendi Baguette, ndoshta nuk e mori me mend se po krijonte një çantë që do t’i rezistonte kohës dhe do të konsiderohej gjerësisht si çanta e parë përgjegjëse për “It Bag fever”. Silvia e pagëzoi çantën me emrin Baguette frymëzuar nga gratë franceze dhe mënyra si mbajnë bagetën (lloj buke). Kështu, në 1997, lindi Baguette.

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette
Silvia Venturini Fendi

Që nga prezantimi i parë, Baguette u bë menjëherë një nga çantat më të kërkuara në botën e modës dhe rreth 100,000 të tilla u shitën që në vitin e parë. Falë “Sex and the City”, Baguette mori akoma më shumë famë dhe u shndërrua në It Bag – fenomen në industrinë e modës që përshkruan çantat më të lakmuara, më unike dhe më të vështira për t’u patur. Kujtojmë këtu skenën e famshme kur Carrie Bradshaw i thotë një grabitësi në rrugë se “Oh, kjo nuk është një çantë. Është një bagetë.”

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Suksesi i jashtëzakonshëm i Baguette bëri që Louis Vuitton të blinte Fendi-n në vitin 1999. Në vitin 2012, për të festuar 15-vjetorin e daljes së parë të Baguette, Fendi krijoi më shumë se 1000 çanta unike, të cilat u prezantuan në Colette Store, Paris.

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Historia interesante e çantës klasike: The Fendi Baguette

Sigurisht që sot çantat Baguette nuk prodhohen vetëm nga Fendi, ndonëse Silvia Venturini Fendi meriton gjithë meritën. Marka si Balenciaga (Ghost Sling Bag), Dance Lente (Baguette Bag), Christian Louboutin (Elise Baguette), Valentino (Garavani Mini Candystud Nappa) etj., i kanë bërë pjesë të koleksioneve të tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ViaAnabel (@viaanabel.al) on

Koncepti i Baguette është i thjeshtë: një çantë e vogël, me rrip të shkurtër, e cila përshtatet me veshje të ndryshme dhe ka një estetikë të thjeshtë, gjë që krijon kontrast me çantat e tjera, të cilat janë më “të ngarkuara”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ViaAnabel (@viaanabel.al) on