Celebrity

Njerëzit mendojnë se linja e re kozmetike e Selena Gomez ka kopjuar atë të Rihannës [?]

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2020

Njerëzit mendojnë se linja e re kozmetike e Selena Gomez ka kopjuar

Linja e re e kozmetike e Selena Gomes, “Rare Beauty”, sapo ka dalë në treg, por Twitter-i nuk vonoi të gjente disa ngjshmëri midis sipërmarrjes së Gomez dhe asaj të një tjetër këngëtareje të famshme, Rihannës, me linjën e saj, “Fenty Beauty”.

Një përdorues tregon nëpërmjet fotove, ngjashmërinë e dukshme të dy produkteve të firmës:

Në faqen zyrtare të Fenty Beauty, dikush komenton:

“Ndryshuat lojën dhe tani po ju kopjojnë”, së cilës faqja i përgjigjet me “OOP” dhe emoji.

Nuk mund të mohohet që ka një ngjashmëri midis produkteve.

Furça e kozmetikës së Rare Beauty dhe Fenty kanë të dyja një nuancë roze të lehtë me ca ndryshime të vogla. Sidoqoftë, furçat kanë pak a shumë të njëjtën përbërje dhe të njëjtin lloj prodhimi me shumë marka në botë.

Ama, ato nuk janë të vetmet që ngjasojnë.

Shishet ku është vendosur kremi pudër duken shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Të dyja kanë kapakë rozë prej xhami, nuanca ngjyrash të ngjashme dhe mënyrë të ngjashme shkrimi. Përsëri, shumë shishe mund të duken kështu, apo jo?

Përdorues të tjerë të Twitter-it që u njohën me “dramën” dhe që janë mbështetës të Fenty Beauty, thonë se kompania nuk ka asgjë për t’ shqetësuar dhe se nuk ekziston konkurrenca:

“Njerëzit vërtet mendojnë se FENTY do intimidohet nga Rare ?!?!”

“OMG. Thuajse identike!”

“Tualeti është art dhe ajo ka bërë thjesht copy-paste.”

Mbështetësit e Gomez dhe njerëzit që nuk menduan se kjo ishte diçka më shumë se rastësi shprehën gjithashtu mendimet e tyre:

“Nuk mendoj se Selena kopjoi Fenty-n, disa nga paketimet mund të jenë frymëzuar prej saj, por janë tërësisht ndryshe.”

“Çdo paketim makeup-i duket kështu, mos e bëni kaq të madhe.”

 Rihanna dhe Selena Gomez nuk kanë dhënë asnjë mendim mbi situatën, por komenti i faqes zyrtare: “OOP”, mund të thotë diçka në lidhje me çfarë mendon linja Fenty e Rihannës për atë të Selena Gomez.

Burimi: In Style