Dokumentet e gjykatës rezervuar nga People, thonë se Britney dëshiron një kujdestar në mënyrë vullnetare, që do të thotë se "dëshiron të ushtrojë të drejtën e saj për të emëruar një kujdestar të pasurisë" dhe "nuk është në gjendje të menaxhojë burimet e saj financiare".
Spears sugjeroi Bessemer Trust Company të Kalifornisë, të ishte kujdestari i saj, vendim të cilin e mbështet dhe mamaja e këngëtares.
Bessemer Trust, e themeluar në 1907, është një zyrë private, e pavarur që mbikëqyr më shumë se 140 miliardë dollarë për mbi 2500 familje dhe fondacione. Firma ka selinë e saj në New York City dhe 19 zyra rajonale në botë.
Në dokumente, thuhet gjithashtu se këngëtarja dëshiron që t’i jepet besim që të ketë “fuqinë dhe autorizimin për të ndjekur mundësitë në lidhje me angazhimet dhe aktivitetet profesionale, përfshirë performimin, regjistrim këngësh, video, turne, shfaqje televizive dhe aktivitete të tjera të ngjashme, përsa kohë ato miratohen nga kujdestari i saj dhe skuadra e saj mjekësore.
Diku tjetër në dokumente, Spears dhe ekipi i saj ligjor e bëjnë të qartë se ajo nuk ka një aftësi të kufizuar në zhvillim dhe aktualisht nuk është një "paciente e një institucioni shtetëror nën juridiksionin e Spitalit të Departamentit të Shtetit të Kalifornisë ose Departamentit të Shërbimeve të Zhvillimit në Kaliforni".
Ndërkohë, të mërkurën, avokati Ingham paraqiti dokumente të reja gjyqësore, duke hequr çështjet e konservatorisë në vazhdim.
Në vend që t'i bëjë procedurat private, Britney dhe ekipi i saj ligjor duan ta bëjnë çështjen "transparente" me fansat e saj.
Britney beson fuqimisht se është në përputhje jo vetëm me interesat e saj më të mira personale, por edhe me politikën e mirë publike në përgjithësi, që vendimi për të caktuar një kujdestar të ri të pasurisë së saj të bëhet në një mënyrë sa më të hapur dhe transparente," thotë ai.
Ndërkohë burime të tjera jo ligjore shkruajnë se Britney Spears ëndërron të mos ketë asnjë konservator/ kujdestar, por kjo kërkesë nuk është aspak realiste.
I njëjti burim thotë se Britney ndihet “e mbrojtur më shumë seç duhet” nga babai i saj si kujdestar dhe se ajo “dëshiron që ruajtja të mbarojë në një moment”.
“Por më shumë se kaq, ajo dëshiron urgjentisht që i ati i saj të mos e rimarrë më rolin e kujdestarit. Jamie është ‘shkollë shumë e vjetër’ ” , thotë burimi.
"Ai e trajton Britney si një fëmijë.”
Pse Britney duhet të ketë me patjetër një kujdestar?
Në vitin 2008, Britney u vendos për herë të parë nën kujdestari, pas disa momenteve që u bënë publike, ku Britney nuk dukej mirë mendërisht. Që atëherë, gjykatat kanë vendosur se ajo nuk është në gjendje të marrë vendime në lidhje me financat e saj dhe kujdesin shëndetësor, të cilat Jamie, babai i saj 68-vjeçar, i ka mbikëqyrur prej vitesh.
"Britney dëshiron dikë të respektueshëm e të vëmendshëm që të jetë kujdestari i saj. Dikush nga jashtë që nuk është pjesë e familjes dhe që do ta trajtojë atë si një të rritur dhe do ta dëgjojë”, thotë burimi.
Vitin e kaluar, marrëdhëniet Britney dhe Jamie u ndërlikuan më tej pasi ish-burri i saj, Kevin Federline, 42, akuzoi Jamie për abuzimin fizik të djalit të tyre Sean Preston, 14 vjeç, pas një grindjeje të pretenduar. Pas një hetimi, Xhemi nuk u akuzua.
"Ajo është shumë e zhgënjyer në dramën që ai shkaktoi me djemtë e saj," thotë burimi për Britney, e cila gjithashtu ka edhe një djalë tjetër me ish-bashkëshortin, 13-vjeçarin Jayden.
Çështja e radhës gjyqësore, tashmë transparente për publikun do të mbahet më 10 nëntor.
Burimi: People