Ditën e premte, paparazzët arritën të kapnin disa foto të Rihannës në makinë, ku ajo shfaqej e nxirë dhe me dëmtime të vogla në fytyrë, pranë një restoranti në Los Angeles.
32 vjeçarja, është duke u rikuperuar pas një aksidenti të fundit që përfshin një scooter elektrik.
“Rihanna është plotësisht mirë tani, por ajo rrëshkiti me një scooter elektrik javën e kaluar dhe ka disa shenja në fytyrë dhe në ballë”, tha përfaqësuesi i këngëtares për revistën People.
Ai shton:
“Fatmirësisht nuk pati dëmtime të mëdha dhe ajo po shërohet shpejt.”
Kjo deklaratë erdhi pas “sugjerimeve” nga shumë media se Rihanna ishte përfshirë në një zënkë fizike, duke kujtuar rastin e dhunës së Chris Brown në vitin 2009.