Pavarësisht vështirësive të këtij viti, Venecia ia doli të priste yjet për Festivalin e 77 Ndërkombëtar të Filmit. Eventi nisi në 2 shtator në Itali. Tapeti i kuq këtë vit kishte shumë maska, termometër, dezinfektant, por dhe veshje që shkëlqenin.
Mes Tilda Swinton, Cate Blanchett, Elodi, ajo që s'i shpëtoi vëmendjes ishte Aurela Hoxha!
Vieë this post on Instagram
E veshur me një fustan të zi gjer në fund të këmbëve, krijim i Valdrin Sahitit, Aurela shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias. Fustani që ia nxirrte edhe më në pah linjat perfekte Aurelës, kombinohej mrekullisht me flokët bjond dhe grimin natyral të saj.
Vieë this post on Instagram
Hoxha zgjodhi një look sa të thjeshtë aq edhe elegant, nga ato që zakonisht nuk harrohen lehtë nëpër evente të tilla.
Nuk e dimë ende për Aurela ishte e pranishme në një festival filmi, për aq kohë sa nuk jemi në dijeni për përfshirjen e saj në botën e kinemasë. Sidoqoftë, s'është as vajza e parë dhe as e fundit në botë që gjeti një festë dhe e shfrytëzoi.