Lëkura

Ja pse nuk duhet ta përdorni më kurrë vajin e bebeve për t’u nxirë

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2020

Ja pse nuk duhet ta përdorni më kurrë vajin e bebeve për

Pse përdoret vaji i bebeve për nxirje?

Shumë njerëz zgjedhin vajin e bebeve për t’u nxirë nga dielli sepse lëkura nxihet më shpejt. Arsyeja pse lëkura nxihet më shpejt lidhet me faktin se vaji i bebeve tërheq dhe thith më shpejt rrezet ultravjollcë.

Pra, është i rrezikshëm?

Përgjigjja e shkurtër: Po.
Përgjigjja e gjatë: Po, është e rrezikshme sepse vaji i bebeve nuk përmban faktorë mbrojtës.
Përgjigjja e detajuar:

1. Lëkura dëmtohet dhe ndryshon pigmentimi: Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë rritet kur përdorni vajin e bebeve, i cili mund të stimulojë melanocitet ose qelizat që prodhojnë pigment. Kjo mund të shkaktojë probleme me pigmentimin, të shfaqen njolla, errëzim të nishaneve dhe përkeqësim të gjendjeve shqetësuese të lëkurës.

2. Rritet rreziku ndaj kancerit të lëkurës: Vaji thith rrezet ultravjollvë dhe i lejon ato të depërtojnë thellë në lëkurë duke rritur rrezikun ndaj kancerit.

3. Lëkura plaket: Një lëkurë e ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë është një lëkurë që plaket më shpejt për shkak të dëmtimit të kolagjenit.

A mund të përdoret vaji i bebeve sipër kremit të diellit?

Dermatologët pajtohen se nuk është ide e mirë. Lëkura e nxirë nuk është kurrë e shëndetshme.

Burimi: Byrdie