High Tech

Përditësimi i ri: iOS 14 do të ndryshojë mënyrën si përdorni telefonin

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2020

Përditësimi i ri: iOS 14 do të ndryshojë mënyrën

Këtë vjeshtë, përdoruesve të iPhone do t'u prezandohet sistemi operativ i përditësuar, iOS 14, i cili do të vijë me disa ndryshime themelore, të cilat do të ndryshojnë mënyrën si përdorni telefonin. Disa nga ndryshimet kryesore janë:

1. Përdoruesit do të kenë mundësi që në bisedat iMessage të bëjnë tag një person të caktuar për të fituar vëmendjen e tyre.

2. Një tjetër opsion është vendosja e një bisede të caktuar në krye të tabelës së mesazheve, pa qenë nevoja që të kontrollosh mesazhet nga fillimi. Ky opsion ju vjen në ndihmë nëse keni një grup me miqtë/familjarët ku komunikoni shpesh ose do të nisni një bisedë të gjatë me dikë.

3. Apple do të ketë tashmë një aplikacion për të përkthyer – Translate App. Pa qenë nevoja të përdorni Google Translate, Apple do të disponojë aplikacionin e vetë ku mund të përktheni tekste nga gjuha angleze, kineze, franceze, gjermane, spanjolle, italiane, japoneze, koreane, arabe, portugeze dhe ruse. Aplikacioni do të vijë i shoqëruar edhe me opsionin e mikrofonit, pra nuk është nevoja që ta shkruani një tekst të caktuar.

4. Home Menu do të jetë më e organizuar. iOS 14 do të lançojë edhe App Library, që rregullon automatikisht të gjitha aplikacionet në telefonin tuaj në dosje në mënyrë që ta keni më të lehtë për t’i gjetur.

5. Widgets do të kenë një pamje tjetër. Në vend që të jenë në Today View, iOS 14 ka miniaplikacionin Smart Stack që ju tregon informacione, për shembull motin.

6. Për herë të parë, mund të përdorni opsionin Picture-in-Picture në iPhone, që ju mundëson të shihni një video të caktuar, ndonëse jeni në tjetër aplikacion.

Burimi: C|Net