Ledri Vula është gati të jetë një baba shembullor! I ftuar tek "E Diela Shqiptare" Ledri, bashkë me familjen e tij folën gjatë për emocionet e reja që i ka dhënë pritja e ëmbël e bebushes, jeta e re me Sarën dhe sigurisht statusi i ri i babait.
Fillimisht, reperi e mori me frikë ndjesinë e re të të qenit baba, ndërsa tani u shpreh se "mezi po pret"! Nuk kanë ende nje emër për vajzën, por deri në muajin e fundit do të kenë një ide të qartë. Ndër të tjera, Vula u ndal edhe tek Sara. I pyetur se si e kuptoi që ajo është e duhura, këngëtari u përgjigj:
" E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria."- tregoi ai, duke treguar ca detaje më shumë për një dasmë të mundshme.
"Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh."
Mendimi i parë kur mësoi se është vajzë?
"A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën."