Kinema & TV

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De Papel’?: Disa teori shumë bindëse për vazhdimin e ngjarjeve

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2020

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De

Sezoni i pestë i "La Casa de Papel" është konfirmuar që prej 21 korrikut, por nuk ka ende një datë të saktë publikimi. Deri më tani dihet se sezoni i ri do të ketë 10 seri dhe do të jetë i fundit. Në kast, mësohet se ka dy aktorë të rinj, Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado.

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De
Miguel Angel Silvestre
Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De
Patrick Criado

Ndërkohë, përflitet se publikimi do të bëhet në vitin 2021 ose 2022.

Gjatë sezonit të pestë, thuhet se do të ndodhë edhe “shpërbërja” e grupit dhe se do të ketë edhe viktima të tjera.

Mendohet se do të jetë Rio (i luajtur nga Miguel Herran), i cili mund të mos dalë i gjallë nga banka dhe se do të ketë një rikthim të ish-të dashurit të Tokios.

Në episodin e parë të sezonit të parë, Tokio është në arrati pasi grabitja me të dashurin e saj shkoi keq. Partneri i Tokios, u qëllua dhe u vra, duke e lënë atë vetëm dhe duke menduar të dorëzohej.

Një video nga sezoni i pestë, sipas Express CO UK, tregon Tokion me një burrë të panjohur që shkon drejt Lisbonës, Portugali.

Pamjet e zbuluara nuk japin shumë përsa i përket historisë për vazhdimin e Money Heist, por shumë fansa besojnë se bëhet fjalë për një rikthim të ish-it të saj në sezonin e pestë.

Ndjekësit e filmit kanë nxjerrë edhe spekulime për një lidhje të mundshme mes martesës: Berlin-Tatiana dhe vjedhjes.

Disa prej tyre mendojnë se Berlin (Pedro Alonso) ka qenë i martuar me inspektoren Alicia Sierra (Najwa Nimri) dhe se ajo dhe Tatiana (Diana Gomez), janë në fakt i njëjti person. Kjo për shkak të ngjashmërive të tyre fizike:

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De

Teori të tjera, thonë se Tokyo është e vetmja e mbijetuar dhe po tregon historinë nga burgu, ose pasi ia del të shpëtojë.

Ndërsa spekulime të tjera, thonë se Tokyo birëson djalin e Nairobi-t dhe të gjithë ia dedikojnë asaj vjedhjen.

Ç’do ndodhë në sezonin 5 të ‘La Casa De